Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj e cilësoi punësimin si një nga prioritetet kryesore të Qeverisëa Gjatë një bashkëbisedimi me bizneset pjesëmarrëse në Panairin e Punësimit, ai tha se janë bërë gati 4 projekte të reja të biznesit fason me qëllim rritjen e punësimita Ahmetaj vlerësoi miratimin e paketës fason nga qeveria ndërsa shtoi se synohet përmirësimi i mëtejshëm i klimës së biznesita
“Do doja të bënim një bashkëbisedim për të kuptuar çfarë na funksionoi në këtë traditë dhe se çfarë mendoni se ne si qeveri duhet të përmirësojmë, qoftë si klimë biznesi, qoftë masa të marra, qoftë vende punea Disa kompani më treguan se si individë me eksperiencë konkrete nga emigrimi janë kthyer dhe kanë mundësi që në këtë zyrë të gjejnë punë dhe mundësia Ne para disa javësh lancuam paketën fason dhe kemi kënaqësinë të shohim që paketa ka zënë vend, madje po bëhen gati edhe 4 projektet të reja për biznesin fason me qëllim rritjen e punësimita Të jithë elementët nuk janë boshe por kjo paketë drejton kompanitë fason drejt promovimit të punës, dhe gjithë lehtësirave që ofron kjo paketëa Prioritet për qeverinë tonë është punësimi dhe jam i lumtur kur dëgjoj që ka shumë interes për Panairin e Punësimit”, tha ministri Ahmetaj
Më tej ai shtoi se tashmë Shqipëria sipas tij ka lënë pas rënien ekonomike, ndërsa shtoi se ka filluar përmirësimia
“Muaji shkurt ishte muaji i fundit i statistikave të vështira, muaji ku frenuam rrëshqitjen ekonomike, dhe shifrat kanë filluar të përmirësohena Kjo është e vështirë por jo e pamundur”, u shpreh Ahmetaja
Source: Tema – Aktualitet