Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ushtron kontroll në 28 gjykata të vendit, nga të cilat 6 Gjykata të Apelevea Inspektimi ka përfshirë rolin e Gjykatave në luftën kundër dhunës në familje nëpërmjet kontrollit të çështjeve me objekt “Lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “Lëshimin e urdhërit të mbrojtjes”, si dhe forcimin e sigurisë publike nëpërmjet kontrollit të çështjeve për caktimin e masave të sigurimit personal për të dyshuarit për kryerjen e veprave penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarakea Periudha e zgjedhur për insketim ishte 18 muaj dhe ka përfshirë dosjet dhe vendimet nga 01a01a2011 – 30a06a2012a
“Në përfundim të këtij inspektimi është konkluduar se ka vend për përmirësim në procedurat për shqyrtimin e kërkesave për mbrojtjen nga dhuna në familjea Përmirësimi i situatës kërkon ndërhyrje ligjore dhe administrativea Po ashtu, është konkluduar se duhet të standardizohet praktika gjyqësore për masat e sigurimit ndaj të dyshuarve të veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarakea Nga analiza e këtyre gjetjeve, janë dhënë 8 rekomandime, një pjesë e të cilave lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e KLD-së, ndërsa një pjesë me institucionet e tretaa Në formulimin e rekomandimeve është mbajtur në konsideratë fakti se fenomeni i dhunës në familje kërkon një reagim të bashërenduar të institucioneve shtetërore”, thuhet në një deklaratë të KLDa
Mbi dhunën në familje
Zhvillimi i këtij inspektimi tematik synoi të monitoronte performancën e gjykatave në zbatimin e ligjit nra 9669, datë 18a12a2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuara Këtij inspektimi iu nënshtruan 2689 vendime gjyqësore mbi dhunën në familje të dhëna për periudhën e inspektuar 1a1a2011-31a07a2012a Ngarkesën më të lartë të çështjeve e kanë përballuar gjykatat e juridiksionit të apelit Tiranë me 1024 çështje, për të vijuar me gjykatat e juridiksionit të apelit Durrës me 446 çështje, gjykatat e juridiksionit të apelit Vlorë me 446 çështje, me gjykatat e juridiksionit të Apelit Shkodër me 315 çështje, me gjykatat e juridiksionit të Apelit Korçë me 272 çështje dhe me gjykatat e juridiksionit të Apelit Gjirokastër me 186 çështje (të dhëna të detajuara gjenden në format tabelar në aneksin e këtij Raporti)a Krahas monitorimit të performancës së gjyqësorit, u konstatua se pothuajse i gjithë sistemi mbrojtës ligjor për dhunën në familje ka nevojë për përmirësim në drejtimet e mëposhtme:
1-Rritjen e cilësisë së mbrojtjes ndaj të dëmtuarës nga dhuna në familje, ku një rol i posaçëm i takon policisë së shtetit dhe prokurorisëa Problematika bazë në këtë drejtim lidhet me rolin e paqartë procedural të policisë së shtetit, si rezultat i të cilës, praktika gjyqësore ka qenë e ndryshmea Në një numër të konsiderueshëm gjykatash, policia e shtetit si pritëse e parë e dhunës në familje, plotëson dokumentacionin dhe i paraqet ato administrativisht në gjykatë, duke ndaluar së ndjekuri çështjen gjyqësorea Në shumicën dërrmuese të këtyre rasteve, çështjet gjyqësore të transmetuara administrativisht prej Policisë së Shtetit pushohen, sepse e dëmtuara nga dhuna në familje tregon mungesë vullneti për të vijuara Zgjidhja e këtyre çështjeve me pushim prej gjykatave vjen në kundërshtim me qëllimin e ligjvënësit, i cili në nenin 13 pika 4 të ligjit nra 9669/2006 ka urdhëruar vazhdimin e gjykimit për këto çështje, pavarësisht vullnetit të të dëmtuarësa Gjykatat në këto raste interpretojnë se nuk është vendi për zbatimin e nenit 13 pika 4 të ligjit nra 9669/2006, pasi Komisariati i Policisë nuk është paraqitur në pozitën procedurale të paditësita Megjithatë duhet evidentuar praktika e mirë e Komisariatit të Policisë në qarkun Elbasan (në periudhën e inspektuar në GjaRraGjaElbasan janë paraqitur prej Komisariatit të Policisë 40 çështje, me palë kërkuese policinë e shtetit), dhe në Përmet (2 çështje të paraqitura nga Komisariati i Policisë);
2-Në gjykata nuk ka një bazë solide të të dhënave mbi dhunën në familje, që vështirëson identifikimin e rasteve, monitorimin e tyre dhe analizën e të dhënavea Gjykata të ndryshme kanë ndjekur praktika të ndryshme regjistrimi, duke vështirësuar edhe nxjerrjen e statistikave, si dhe duke penguar në disa raste edhe gjykimin për shkak se gjyqtarët japin dorëheqje në çështje që i kanë gjykuar më parëa Gjithashtu, as sistemi elektronik i menaxhimit të integruar të çështjeve ICMIS nuk është i përshtatshëm për regjistrimin specifik të çështjeve të dhunës në familjea
Baza e të dhënave nuk është solide jo vetëm në gjykatë, por i mungon edhe përputhshmëria me të dhënat nga institucionet e tjera, të përfshira në zbatimin e ligjit për dhunën në familjea Në inspektim është konstatuar se edhe policia e shtetit nuk ka të dhëna solide mbi këto çështje sepse për të njëjtin rast, kanë paraqitur dy kërkesa të veçanta në gjykatë (shih rastin Karoshi në GjaRraGjaTiranë)a
3-Organizimi i shortit është një problematikë tjetër e identifikuara Gjykata e inspektuara nuk kanë një praktikë uniforme në këtë drejtima Në disa gjykata, çështjet i kalojnë me short gjyqtarëve të seksionit familjar të dhomës civile; në disa gjykata, gjyqtarëve të gatshëm, ndërsa në disa gjykata të gjithë gjyqtarëve me shorta Vendimi nra 238/1/a, datë 24a12a2008 i KLD-së “Për procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore”, i ndryshuar, nuk ndihmon në këtë drejtim sepse nuk ka rregulla të mjaftueshme për këto çështjea Për më tepër, afatet e organizimit të shortit, që janë të lidhura drejtpërdrejt me shpejtësinë dhe respektimin e afateve ligjore të gjykimit, mungojnë tërësishta Në disa gjykata janë identifikuar shkelje të afateve ligjore, pikërisht për shkak të organizimit të vonuar të shortita
4-Rritjen e efiçencës së gjykatave në drejtim të kohëzgjatjes së gjykimevea Gjetja kryesore e këtij Inspektimi është shkelja në mënyrë sistematike e afateve procedurale të vendosura nga ligji për shqyrtimin e kërkesave dhe dhënien e vendimeve gjyqësore mbi toa Në 183 raste nga 2689 që ishin objekt i inspektimit, janë konstatuar shkelje të afateve ligjore, të cilat zënë masën 6a8 % të volumit në shkallë vendia
5-Gjykatat tregojnë një kujdes formal në procedurat për caktimin e seancës së parë brenda afatit ligjor, por duke dështuar në një pjesë të mirë të rasteve të përfundojnë gjykimin dhe të japin vendima Terminologjia ligjore “vendos në lidhje me kërkesën brenda 48 orëve”, “vendos shqyrtimin brenda 15 ditëve” apo “cakton datën e dëgjimit brenda 20 ditëve” është zbatuar si detyrim nga gjykatat për caktimin e seancës së parë dhe jo për përfundimin dhe dhënien e vendimit brenda këtyre afatevea Parashikimi ligjor për afatin 20 ditor në caktimin e seancës dëgjimore është zbatuar literalisht nga gjykatata Në një shumicë çështjesh, seanca dëgjimore e parë caktohet formalisht dhe procedura e konfirmimit të mbrojtjes zgjat në mënyrë të paarsyeshmea Një shembull i keq ilustrues është çështja civile nra 7557 akti, datë 01a03a2011, ku padia është paraqitur më 01a03a2011 prej Komisariatit të Policisë Nra 3 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimi është dhënë pas 69 ditëve, me të cilin është pushuar gjykimia Vonesa e gjyqtarit në këtë procedurë ka detyruar Komisariatin e Policisë të paraqesë kërkesë të re, për të cilën i njëjti gjyqtar ka vendosur lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes (shih të dhënat e rastit nra 28 në GjaRraGjaTiranë)aRespektimi i afateve duket të jetë edhe çështje e mentalitetit të gabuar të gjyqtarëve me justifikimin se shkelja e tyre nuk sjell pasoja të dukshmea Ky konkluzion mbështetet në gjetjet e inspektimit, ku nuk mungojnë rastet e shkeljeve të afatit për shkak të pushimit javor, të pushimeve zyrtare, pushimit vjetor apo të angazhimeve të tjera më të rëndësishme të gjyqtarit, siç është pjesëmarrja në një seminar trajnimiaNë 10 gjykata, është konstatuar se afatet procedurale janë respektuar në mbi 94 % të çështjevea Këto janë gjykatat e rretheve gjyqësore Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Kukës, Shkodër, Tropojë, Pogradec, Përmet dhe Gjirokastëra Gjykatat me treguesin kohor më të keq janë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me 70 % dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me 73a08 %a
6-Rritjen e efiçencës së gjykatave në drejtim të procedurave të sakta për të shmangur zhvillimin e gjykimit me më shumë se sa një seancëa Në këtë pikë, shfaqen problematika në njoftimin e palëve, në paraqitjen e provave dhe në pranimin e kërkesave për shtyrje të palëve prej gjykatësa Gjykimet mbi dhunën në familje janë të natyrës specifike dhe janë ndërtuar nga ligjvënësi për t’u përfunduar brenda një seance, që nënkupton bashkërendimin e të gjithë aktorëve, që nga policia e shtetit e deri tek mbrojtësit për të siguruar adresa të plota dhe një set të plotë dokumentacioni provues në kohën e paraqitjes së çështjes në gjykatëa Për pasojë, ka nevojë për saktësimin edhe në nivel ligji të këtyre proceduraveaRritjen e efiçencës së gjykatave në drejtim të zgjidhjes së themelit të çështjevea Nga inspektimi u konstatua se në 11 gjykata të rretheve gjyqësore tendenca e numrit të çështjeve të paraqitura është në rritjea Këto gjykata janë të rretheve gjyqësore Dibër, Mat, Tiranë, Elbasan, Kavajë, Lushnjë, Vlorë, Korçë, Pogradec dhe Sarandëa Në 5 gjykatat e rretheve gjyqësore Krujë, Durrës, Tropojë, Fier dhe Përmet tendenca është e pandryshuara Ndërsa në 6 gjykatat e rretheve gjyqësore Kurbin, Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Berat tendenca është në uljea Lidhur me këtë çështje duhet të ketë një përputhshmëri ne nevojat për trajnim të specializuar të gjyqtarëvea Në 6 gjykata është konstatuar se përgjatë periudhës së inspektuar janë shqyrtuar më shumë se 100 çështje të tillaa Këto gjykata janë Rrethi Gjyqësor Tiranë me 845 padi, Rrethi Gjyqësor Durrës me 326, Rrethi Gjyqësor Shkodër me 142, Rrethi Gjyqësor Berat me 157, Rrethi Gjyqësor Fier me 142 dhe Rrethi Gjyqësor Korçë me 197a
7-Në këtë drejtim ka dy fenomene shqetësuese: (i) nga njëra anë, një numër i lartë çështjesh pushohen dhe nuk marrin një vendim themeli gjyqësor; dhe (ii) nga ana tjetër, numri i ankimeve në gjykatat më të larta është jashtëzakonisht i ulëta Shkaku determinant i pushimit të çështjeve është mosparaqitja e paditëses apo heqja dorë e saj, megjithatë nuk mungojnë as rastet kur gjykata vendos pushimin për shkak të normalizimit të marrëdhënieve midis palëve ndërgjyqëse (shih vendimin nra427/2011 të GjaRraGjaTiranë)a Lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në 5 gjykata shënohen treguesit më të mirë për suksesin e kërkesave me mbi 55 % të pranueshmërisë së kërkesavea Këto gjykata janë të rretheve gjyqësore Mat, Durrës, Tropojë, Vlorë dhe Sarandëa Treguesin më të ulët e kanë 5 gjykatat, tek të cilat është konstatuar se mbi 65 % e çështjeve janë pushuara Këto gjykata janë të rretheve gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Tiranë dhe PogradecaNumri jashtëzakonisht i ulët i ankimeve tregon se ka një problem me aksesin në drejtësi të të dëmtuarave nga dhuna në familjea Një nga problematikat e konstatuara është numri i ulët i ankimeve, ku në 17 gjykata nuk ka patur anjë vendim të ankimuara Këto gjykata janë Gjykatat e Apeleve Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, si dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat, Kavajë, Kukës, Pukë, Berat, Lushnjë, Gjirokastër dhe Përmeta13 vendime nga 2689 të dhëna gjithsej gjatë periudhës së inspektimit janë cenuar, që zënë masën 0a4 %a Ky tregues, ndonëse formalisht dëshmon për cilësi të lartë të vendimmarrjes nuk është i besueshëm për shkak të numrit të ulët të ankesavea
Masat e sigurimit
Zhvillimi i këtij inspektimi tematik synoi të monitoronte performancën e gjykatave edhe për masat e sigurimit për të dyshuarit e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarakea Këtij inspektimi iu nënshtruan 1227 vendime gjyqësore mbi masat e sigurimit të dhëna për periudhën e inspektuar 1a1a2011-31a07a2012a Ngarkesën më të lartë të çështjeve e kanë përballuar gjykatat e juridiksionit të apelit Tiranë me 417 çështje, për të vijuar me gjykatat e juridiksionit të apelit Shkodër me 359 çështje, gjykatat e juridiksionit të apelit Durrës me 182 çështje, me gjykatat e juridiksionit të Apelit Vlorë me 172 çështje, me gjykatat e juridiksionit të Apelit Korçë me 64 çështje dhe me gjykatat e juridiksionit të Apelit Gjirokastër me 33 çështjea Në asnjë rast nuk u konstatua shkelje e afatit ligjor 48 orë në procedurën e vleftësimit të arrestit apo të ndalimit të personita Gjatë periudhës së inspektuar u konstatuan 84 vendime të cenuara, që zënë masën 6a8 % (të dhëna të detajuara gjenden në format tabelar në aneksin e këtij Raporti)a
Lidhur me këtë temë të inspektimit u konstatuan problematikat e mëposhtme:
a-Në 9 gjykata të rretheve gjyqësore tendenca e numrit të çështjeve të paraqitura është në rritjea Këto gjykata janë të rretheve gjyqësore Krujë, Kurbin, Elbasan, Kavajë, Lezhë, Kukës, Berat, Vlorë dhe Gjirokastëra Në 3 gjykatat e rretheve gjyqësore Dibër, Përmet dhe Tiranë tendenca është e pandryshuara Ndërsa në 10 gjykatat e rretheve gjyqësore Mat, Durrës, Pukë, Shkodër, Tropojë, Fier, Lushnjë, Korçë, Pogradec dhe Sarandë tendenca është në uljea
Përsa i takon aspektit sasior, numrin më të lartë të çështjeve e kanë përballuar Gjykata e Apelit Tiranë me 142 çështje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 180 çështje dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 97 çështjea Numrin më të ulët të çështjeve e kanë patur gjykatat e rretheve gjyqësore Përmet (1 rast), Tropojë (8 raste) dhe Kavajë (8 raste), si dhe gjykatat e apelit Gjirokastër (5 raste) Korçë (7 raste)a
Gjykatat me numrin më të lartë të vendimeve të paankimuara janë gjykatat e rretheve gjyqësore Kukës, Korçë dhe Përmet, si dhe gjykatat e apelit Gjirokastër, Shkodër, Durrës dhe Tiranë me 90-100 %a
Në gjykatat e rretheve gjyqësore Mat, Durrës, Kavajë, Gjirokastër, Sarandë dhe në gjykatat e apelit Korçë e Vlorë, cilësia e vendimmarrjes mbi masat e sigurimit është nga 90-100 %a Në disa gjykata është konstatuar një cilësi e ulët vendimmarrje mbi masat e sigurimita Konkretisht, në Gjykatën e Apelit Tiranë cilësia është 17a7 %, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë është 40 %, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës 0 %, si dhe në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Tropojë dhe Lushnjë është 50 %a
Në ndryshim nga gjetjet mbi dhunën në familje, tek masat e sigurimit është konstatuar se afatet ligjore për vleftësimin e arrestit apo të ndalimit janë respektuar në çdo rasta Ky fakt tregon për një kulturë të zbatimit të ligjit të konsoliduar tek sistemi i drejtësisë dhe duhet të shërbejë si model për përmirësimin edhe të mekanizmit të dhunës në familjea
Niveli i arsyetimit të vendimeve gjyqësore është një çështje shqetësuesea Në një numër relativisht të konsiderueshëm rastesh, gjykatat më të larta cenojnë vendimet për shkak të arsyetimit të varfër të tyrea a Raporti i Progresit për Shqipërinë, 2013 theksonte “Nuk ka patur progres në hartimin e vendimeve gjyqësore, sidomos përsa i takon arsyetimit të tyrea Për më tepër, vendimet gjyqësore përgjithësisht shpallen pa arsyetim, i cili në shumicën e çështjeve bëhet me vonesë domethënëse” (shih fqa 38, Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat e njeriut”)a
Tek niveli i arsyetimit duhet evidentuar praktika gjyqësore jo uniforme në dhënien e vendimeve, ku rrethana të njëjta vlerësohen ndryshe nga e njëjta gjykatë në raste të ngjashmea Një shembull i keq ilustrues është shprehja standarde “sanksioni i parashikuar me ligj për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake” i cili përdoret si në caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ashtu edhe në caktimin e masat e tjera të sigurimit të ndryshme nga “arresti në burg”a Duhet evidentuar se në praktikë nuk diferencohen në mënyrë të qartë me rrezikshmëri të shtuar rastet e mbajtjes së armës luftarake në ambiente publike apo rastet e përdorimit të armësa Në këtë kontekst, ndjehet mungesa e vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë mbi këto çështje të lidhura drejtpërdrejt me sigurinë publike të qytetarëvea Nga ana tjetër, konstatohet edhe një rol pasiv dhe i paqartë i prokurorisë, që duhet të unifikojë qëndrimin e saj mbi rrethanat e zbatimit të ligjit në mënyrë të njëjtë për raste të ngjashmea
Rekomandimet
Në përgatitjen e këtyre rekomandimeve është mbajtur në konsideratë misioni monitorues i mekanizmave të inspektimit, të cilat synojnë që sistemi gjyqësor të respektojë Kushtetutën, ligjet, të jetë i aftë për të realizuar dhe mbrojtur dinjitetin, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe të kontribuojë në parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit europian të Republikës së Shqipërisëa
Thelbi i institutit të inspektimit dhe mekanizmave të kontrollit është në mbrojtjen e interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikëa Kjo arrihet nëpërmjet vlerësimit të respektimit të kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit; këshillimit të subjektit të inspektuar për zbatimin sa më korrekt të kërkesave ligjore; urdhërimit të korrigjimit të shkeljeve të kërkesave ligjore dhe eliminimit të pasojave që rrjedhin prej tyre; marrjes së masave të tjera administrative për shmangien e rreziqeve që mund t’u shkaktohen interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë, sipas kushteve dhe procedurave të parashikuara në ligja
Rekomandim 1a Raporti i inspektimit t’i njoftohet të gjitha gjykatave të inspektuara në zbatim të parimit të transparencës së veprimtarisë inspektuese, me qëllim njohjen me praktikat e mira të identifikuara dhe me praktikat e këqija të zbatimit të ligjit, për shmangien e tyrea Ky njoftim mund të realizohet nëpërmjet publikimit të tij në faqen zyrtare të internetit të KLD-së, duke siguruar paraprakisht anonimatin e rasteve konkrete për të respektuar mbrojtjen e të dhënave personalea
Rekomandim 2aKrijimi i një baze të të dhënave të posaçme për çështjet e dhunës në familje në gjykata, i cili të sigurojë regjistrimin në mënyrë uniformenë të gjitha gjykatata Regjistrat në Gjykata duhen përmirësuar, ku të evidentohen veçmas rastet dhe ecuria e tyrea Po ashtu, duhet përmirësuar sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve, si dhe rregullat e shortimit të këtyre çështjevea Në këtë kontekst, nevojitet bashkëpunimi i KLD-së me Ministrinë e Drejtësisë për të realizuar këtë rekomandima
Rekomandim 3a Përmirësimi i vendimit nra 238/1/a, datë 24a12a2008 i KLD-së “Për procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore”, i ndryshuar, për të adresuar gjetjet e këtij inspektimi në drejtim të shortimit të të gjitha çështjeve të dhunës në familjea
Rekomandim 4a Analizimi i situatës në mbledhje të KLD-së, me qëllim reflektimin e të gjitha shkeljeve të konstatuara, duke i kategorizuar në shkelje me pasojë përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, në shkelje për paralajmërim të gjyqtarëve dhe në shkelje të regjistrueshme për vlerësimin e tyre profesional dhe etika Për qëllime të këtij rekomandimi, KLD duhet të përcaktojë standardet e kategorizimit të shkeljeve, duke marrë në konsideratë rëndësinë e tyre, numrin e shkeljeve dhe pasojat eventualea
Rekomandim 5a Rritjen e monitorimit të praktikës gjyqësore mbi këto çështje, duke vëzhguar tendencat sasiore, cilësore dhe kohore të gjykatavea Po ashtu, rekomandohet që gjetjet e këtij Raporti t’i njoftohen Shkollës së Magjistraturës, me qëllim që të bëhen pjesë e trajnimit fillestar dhe vazhdues të gjyqtarëvea
Rekomandim 6a T’i kërkohet Ministrisë së Brendshme të rrisë cilësinë e veprimtarisë së policisë së shtetit lidhur me çështjet e identifikuara në këtë inspektim tematika
Rekomandim 7a T’i njoftohet Prokurorisë së Përgjithshme rezultati i këtij inspektimi, duke saktësuar nevojën për rritjen e rolit të prokurorit në procesin e masave të sigurimit për të harmonizuar dhe konsoliduar praktikën gjyqësorea Ky rekomandim nxirret bazuar në parimin e qasjes proaktive në zhvillimin e inspektimevea
Rekomandim 8a Gjetjet e këtij inspektimi të mbahen në konsideratë në procesin e hartimit të ndryshimeve ligjore eventuale të legjislacionit sektorial mbi dhunën në familje dhe në Kodin e Procedurës Penale, me qëllim uljen e hapësirave për abuzim nga organi proceduesa
Source: Tema – Aktualitet