Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theoharis Lalakos do të vizitojë sot Shqipërinëa Burime për mediat bëjnë me dije se së bashku me ambasadoren greke në vendin tonë, do të takojnë Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të cilët ndodhen në burga Ata do të informohen lidhur me kushtet e burgimit si dhe gjendjen shëndetësore të Belerit dhe Pandeli Kokaveshit dhe më pas do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjesa Ambasadorja në fakt u pa tepër aktive që në orët e para të ndalimit të Belerit për blerje votash, duke kërkuar takime në qeli, në Burgun e Vlorësa Ambasadorja ka bërë disa udhëtime drejt qytetit bregdetar dhe ka marrë takime në ambientet e izolimit me politikanin e vetëdeklaruar ekstremist minoritar greka
Kjo vizitë e Lalakos po bëhet me udhëzim të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendiasa Arrestimi i Belerit u bë më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit nga të cilat ai doli fituesa Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”për Bashkinë e Himarës ra në prangat e policisë nën akuzën e shtiblerjes të votës, arrestim i cili solli reagime të forta edhe nga Athina zyrtare, të cilët që prej asaj dite kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Belerita
The post Ambasadorja e Greqisë, shumë aktive për lirimin e Fredi Belerit appeared first on Gazeta Ditaa