Policia e Durrës ka reaguar 24 orë pas publikimit të pamjeve ku një nënë shihej teksa dhunonte fëmijën e saja Në njoftimin e policisë bëhet medije se gruaja në fjalë nuk është identifikuar endea
Policia bën me dije se ka grumbulluar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, por nuk ka arritur të bëjë identifikimin e gruasa
Dhunimi i fëmijës u dokumentua nga një video e publikuar nga JOQ një ditë më parëa Gruaja në fjalë shihej teksa tërhiqte zvarrë fëmijën dhe e dhunontea
Njoftimi i policisë Durrës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurorinë e Durrësit, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”a Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, të videos ku shfaqej një shtetase duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj të mitur, kanë organizuar punën në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetases që shfaqet në videoa Vijojnë kërkimet, po kqyren kamerat dhe po grumbullohet informacion për të bërë të mundur identifikimin e shtetasesa Policia e Durrësit falenderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyrea
oaj/dita
The post Gjuante me shkelma e shuplaka fëmijën, reagon policia: S’e kemi identifikuar nënën dhunuese appeared first on Gazeta Ditaa