Mjaftuan pesë ditë që panairi i punës të mblidhte 13 500 CV nga punëkërkuesita Më fatlumët ishin zanatçinjtë, profesionistët dhe emigrantët që kishin një eksperiencë të gjatë punea 80 kompanitë e prezantuara në këtë panair kanë mundësuar rreth 800 punësime direkte, madje një pjesë e aplikantëve do të nisin punën që të hënën, raporton Vizion Plusa
Por, më shumë se sa numri i të punësuarve, ky panair ka shërbyer për të parë trendin e tregut të punësa Vetë sipërmarrësit pohojnë se kërkesa për punë ka qenë më e madhe nga ata të rinj, që kanë mbaruar studimet e larta për degët si mjekësi, ekonomi apo juridika Por tregu ka nevojë për specialist dhe profesionistë të mirëfilltëa
Ky panair është cilësuar nga qeveria si histori suksesi për numrin e lartë të vendeve të punës të ofruara nga kompanitë, por edhe për interesin e madh të qytetarëvea Gjatë pesë ditëve, stendat e panairit janë vizituar nga 34 mijë vizitorëa
Source: Tema – Aktualitet