Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, do të zhvillojë një sërë vizitash dhe takimesh në Austri, Poloni dhe Greqia
Burime nga MPJ bënë te ditur se në kuadër të vizitës së tij në Austri, ministri Bushati do te zhvillojë një takim bilateral me homologun austriak Sebastian Kurz, si dhe do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 124-t të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropësa Ky aktivitet përkon dhe me 65- vjetorin e krijimit të kësaj organizate pan-evropianea
Gjatë vizitës së tij në Varshavë, ministri Bushati do të takohet me homologun e tij, Radoslav Sikorski, si dhe do të pritet në një takim nga zv/kryetari i Parlamentit polaka
Takimet do të përmbyllen me vizitën në Greqi, ku Bushati do të marrë pjesë në Konferencën Ministeriale BE – Ballkani Perëndimor, qe do të zhvillohet në Selanik, më 8 maj 2014a Kjo konferencë, e cila zhvillohet në kuadrin e Presidencës greke të BE-së, synon të rikthejë vëmendjen e vendeve anëtare ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të nxisë proceset integruese të vendeve të rajonit
Source: Tema – Aktualitet