Partia Demokratike nuk duhet të ketë më një kryesi qendrorea Ajo nuk është gjë tjetër veçse në hallkë e tepërt ndoshta një reminishencë e Byrosë Politike që vetëm i bën hije Këshillit Kombëtara Kështu shprehet në një ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili është zgjedhur dhe si koordinator i procesit zgjedhor në njësinë bashkiake nra5 në kryeqytet
“ Unë them se për konkluzione në këto gjëra do të arrijë Konferenca e Tiranësa I takon asaj të vendosë në fund të fundit, për formën organizative të degës së PD-së së Tiranës, ndoshta dhe Kongresi në statutin e tij, nëse do ketë elementë të ndryshimeve në statuta Ju personalisht do e mbështesni këtë propozim? Jo, unë nuk e them këtë gjë akomaa Unë në veten time nuk e kam pjekur akoma këtë mendim ashtu siç kam pjekur mendimin tjetër që kam se në qendër kryesia është e panevojshme, nuk ka pse të ketë një kryesi qendrorea Duhet kryetari, sekretariati, Këshilli Kombëtar dhe një këshill njerëzish me reputacion afër kryetarit dhe kaqa Për mua ekzistenca e kryesisë qendrore është një hallkë e tepërt që i bën hije Këshillit Kombëtar, i ul rolin atij dhe merr funksione që nuk ka pse ti marrë”, shprehet aia
Ai shton se, “Unë mendoj se kryesia është një hallkë e tepërt jo vetëm për Partinë Demokratike, por dhe për Partinë Socialiste po ta shikosh si organizim, është një hallkë që vjen nga e kaluara, reminishenca ndoshta të Byrosë Politikea Në partitë moderne evropiane nuk ka të tilla kryesi, ka një kryetar, një sekretarit dhe një Këshill Kombëtar pra ai është elementi më i rëndësishëm, dhe një grup këshillimor afër kryetarit, por me njerëz shumë të spikatura”
Shehu sqaron më tej procesin e anëtarësimeve, por edhe analizës në PDa
“Jo nuk shoh ndonjë tërheqjea Kjo është filozofia e Partisë Demokratike, të përfshijë emra të vjetër por dhe të rinja Dhe në rrethe ne kemi emra të vjetër, unë di rrethe ku ka njerëz me shumë përvojë dhe me shumë aktivitet të gjatë në PDa Por mos harrojmë se Tirana sot është më shumë se 1/3 e Shqipërisë, pjesa më intelektuale, pjesa që rrezaton gjithë Shqipërinë në tërësi dhe padyshim kapacitetet që ka Tirana nuk i ka asnjë rreth tjetëra Të jemi realist për këtë gjë, kjo është e vërtetaa Pra duhen shfrytëzuar të gjitha kapacitetet që ka PD-ja, kapacitete me eksperiencë, njerëz të spikatur që afrohen sot apo që kanë një kohë të shkurtër që janë afruara Mendoj se Partia Demokratike ka një hapësirë për të gjithë dhe ky do të jetë dhe një nga çelësat e suksesit të fushatës për Tiranën, që të dijë të tërheqë sa më shumë njerëz dhe sa më shumë figura qoftë me eksperiencë të madhe por dhe figura që kanë filluar të aktivizohen në periudhat e mëvonshme por janë me forcë të madhe intelektuale”, nënvizon ai për “Shekullin”a
Source: Tema – Aktualitet