Ka ndërruar jetë në Tiranë shkrimtari Amik Kasoruhoa
Raportohet se 82- vjeçari vuante nga një sëmundje në mushkëria
Kasoruho lindi në vitin 1932 dhe njihej si një përkthyes i mirëa
Ai ishte arrestuar gjatë komunizmit nën akuzën për agjitacion dhe propagandëa
Babai i tij u ekzekutua në vitin 1951 bashkë me dy intelektualë shqiptarëa
I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, pasi doli nga burgu jetoi në Kavajë në periudhën 1956-1962a Më tej, u dëbua familjarisht në Gosë në vitet 1962-1990a
Nga 1956-1960 punoi si punëtor krahu në Elbasan, Lushnjë, Kavajëa Në vitet 1960-1980 punoi si gjeometër në fermën Gosëa Në vitet 1980-1981 si punëtor ndërtimi në Gosë, në vitet 1981-1990 si teknik ndërtimi në “NSHN” Durrësa Prej vitit 1990- 2009, jetoi si emigrant në Italia Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash duke vazhduar punën e nisur në Shqipëri, që nuk kishte parë asnjëherë dritën e botimita
Është njohës i disa gjuhëve të huajaa Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikësa Njihen botime të katër librave të tij në Itali dhe në Shqipëria Ka sjellë në shqip mbi 60 vepra të autorëve të huaja Ka përkthyer mbi 10 autorë shqiptarë në gjuhë të huaja
Source: Tema – Aktualitet