Nga 45 të arrestuarit e megaoperacionit antidrogë që u zhvillua dy ditë më parë, gjysma prje tyre do të njihet sot në gjykatë me masën e sigurisë.
Top Channel ka zbardhur disa nga përgjimet të cilat çuan në pranga anëtarët e grupit kriminal.
Një agjent i infiltruar brenda grupit ka marrë dy qese kokainë prej 0.7 gramësh nga Hekuran Gjeli, njëri prej të arrestuarve. Sipas përgjimeve, pasi ka marrë sasinë e drogës, agjenti dhe Hekurani kanë biseduar edhe për cilësinë.
Përgjimi:
Gjeli: Hë ka dal e mirë?
Agjenti “K”: E mir ishte vlla.
Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.
Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me verte ky.
Gjeli: në përgjithsi e zi a kupto.
Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.
Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.
Agjenti: Hajt.
…
Esmirald Liçi: Dy katër pesë hajde ikim me lalin.
Agjenti: Gjum?
Liçi: Gjum ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer najnji se hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?
Agjenti: Kam kshu, kam ca kohë kshu.
Liçi: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin tka rop…
The post “Pi vetë ndonjë vizë”, përgjimet e operacionit në Elbasan, si e bleu dr*gën agjenti i policisë appeared first on Gazeta Standard Online.