Është publikuar dosja hetimore e megaoperacionit në Elbasan me 45 të ndaluar.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel shihet se është një agjent i infiltruar brenda grupit kriminal, që ka marrë dy qese kokainë prej 0.7 gramësh nga Hekuran Gjeli, njëri prej të arrestuarve. Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.
Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.
PËRGJIMET
Gjeli: Hë ka dal e mirë?
Agjenti “K”: E mir ishte vlla.
Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.
Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me verte ky.
Gjeli: në përgjithsi e zi a kupto.
Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.
Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.
Agjenti: Hajt.
The post Publikohen përgjimet e agjentit dhe të arrestuarit nga megaoperacioni në Elbasan appeared first on Lapsi.al.