Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Mastabës në Rethymnon, kur në rrethana ende të paqarta, motori në të cilin udhëtonte 23-vjeçari Kristian Nako dhe një tjetër i ri është përplasur me një kamion.
Kristian Nako
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë shqiptarit dhe mikut të tij 18-vjeçar.
Ky i fundit ka mbërritur në spital në gjendje të mirë, ndërsa shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hanja dhe Iraklio.
23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor. Por aksidenti tragjik i mëngjesit të djeshëm i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.
The post U përplas me një kamion, vdes 23-vjeçari shqiptar në Greqi, ishte në vitin e fundit të studimeve për mjekësi appeared first on Shekulli.