Pasi u bë subjekt i një përçmimi global pas publikimit të një raport shumë kritikues të OKB-së për abuzimet me të drejtat e njeriut, Koreja e Veriut ka publikuar një ‘analizë’ me të dhëna për të drejtat e njeriut në SHBAa
Duke e quajtur SHBA-në si “abuzuesen më të keqe në botë me të drejtat e njeriut”, agjencia shtetërore e lajmeve thotë se ky vend “është një ferr i gjallë, ku dhunohen në mënyrë të pamëshirshme të drejtat themelore për ekzistencë”a
Raporti hapet duke theksuar se vetë Presidenti amerikan, Barack Obama e pranon se në SHBA ekziston problemi i racizmita
Më pas vazhdohet me një listë, që duket një përsëritje e mërzitshme e opinioneve të faqeve të majta në SHBA, përzier me një dozë propagandë sovjetike për dekadencën amerikanea
Racizmi, krimi dhe papunësia janë të shfrenuara, thuhet në raporta Ligjet për armët nxisin vrasjet dhe çmimet e banesave po rriten, duke bërë që shumë njerëz të jenë të pastrehëa
“Numri i të varfërve në SHBA u rrit në 46a5 milionë njerëz vitin e shkuar dhe një në gjashtë qytetarë dhe 20 përqind e fëmijëve janë në prag të zisë së bukës në Nju Jork”a
Ndërkohë që SHBA po digjet, thuhet në raport, “Presidenti amerikan Barack Obama e kënaq veten në luks thuajse çdo ditë, duke harxhuar qindra miliona dollarë në udhëtimet e tij jashtë vendit, duke shpërfillur mjerimin e popullit të tij”a
Natyrisht që ka një referencë të detyrueshme edhe tek skandali i avionëve pa pilot dhe skandali i përgjimeve nga NSAa
“Qeveria amerikane ka monitoruar çdo lëvizje të qytetarëve dhe të huajve, me kamera dhe pajisje përgjime, por edhe me avionë pa pilot, si pretekst i sigurisë kombëtare”a
Dhe më pas kujtojnë edhe vrasjen e Trayvon Martina
“Ngjyrat e vërteta të SHBA si mbretëri e diskriminimit racial u zbuluan vitin e shkuar, kur një gjykatë në Florida shpalli të pafajshëm një polic, që vrau një djalë të pafajshëm me ngjyrë”a
(George Zimmerman, natyrisht, nuk ishte oficer policie)a
Edhe pse disa nga fyerjet duket se kanë humbur pak në përkthim, si në rastin kur thuuhet se “SHBA është një tundër e të drejtës së njeriut për të ekzistuar”, qëllimi është i qartë: një SHBA, që duket si një shtëpi qelqi, nuk duhet të hedhë gurë mbi Korenë e Veriuta
Por si i përgjigjet media amerikane këtyre akuzave? Me një “po, por…”a
Nina Strochlic nga Daily Beast, thotë se është shqetësuese që Koreja e Veriut nuk duhet të modifikojë shumë statistikat për të dalë në thelb të çështjesa
“Koreja e Veriut arrin të godasë me forcë në çështjet më të diskutuaraa Dhe kritikat ndaj Amerikës nuk do ishin qesharake nëse nuk do vinin nga goja ë një akuzuesei, që mban mbi shpinë bilance shumë më negative”a
Matt Ford i “The Atlantic” i analizon akuzat rresht për rresht dhe gjen fare pak mangësia
“Nuk është e qartë nëse analiza ekonomike e Koresë së Veriut këtu është qëllimisht mashtruese apo vetëm e mangët nga faktet,” shkruan aia
“Koreja e Veriut shkruan se 46a5 mlionë amerikanë jetojnë në varfëri dhe se kjo shifër është në rritjea Një në pesë fëmijë në Nju Jork jeton në një shtëpi me probleme në furnizimin me ushqim, por pretendimi se këta fëmijë janë në prag të zisë së bukës, është hiperbolik”a
Ai shton megjithatë se “mëkatet e Pjongiangut nuk e bëjnë Uashingtonin një shenjt”a
Të paktën amerikanët i dinë problemet dhe janë të angazhuar në mënyrë aktive për t’i debatuar ato, shkruan Matt Essert nga PolicyMica
“Amerikanët mund të ankohen hapur në lidhje me vendin dhe qeverinë e tyre, pa pasur frikë se mund të përfundojnë në një kamp pune, kështu që opsioni për të ndryshuar dhe përmirësuar Amerikën është real, edhe pse i vështirë,” thotë aia
Adam Taylor nga Washington Post thotë se statistikat për krimet me armë janë të vetmet statistika nga analiza e Koresë së Veriut, që duhen diskutuara
“Ndërsa është e vërtetë se është shtuar numri i vrasjeve masive në SHBA, krimi i dhunshëm në përgjithësi ka rënë gjatë viteve të fundit, me rënien e numrit të vrasjeve në qytetet e mëdha”a
Në fund, thotë ai, raporti tregon qartë se përpjekja për të shmangur fajin, duke drejtuar gishtin diku tjetër, funksionon më mirë se kurrë në shekullin e 21-tëa
Koreja e Veriut mund të përdorë taktika të tilla, por fakti që ata nuk përqeshen kaq shpejt për ato që tregojnë, është pak shqetësues për ne që jetojmë në tundëra
Source: Tema – Aktualitet