Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest shtëpie” 30-vjeçaren që braktisi foshnjën e saj në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit.
Avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt eskpertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë në kyeqytet, ku foshnja u gjet në një divan në bodrumin e pallatit dhe më vonë ndërroi jetë në spital.
Në momentin që është dërguar në reanimacion foshnja ka qenë i mbuluar me gjak e baltë.
Foshnjës i është konstatuar hipotermi e thellë, gërvishtje e syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, të cilat u evidentuan pas larjes së bebes. Pas ngjarjes, policia arrestoi nënë 30-vjeçare e cila ka deklaruar se ishte e pamartuar dhe se kishte fshehur shtatzëninë nga familja e saj.
“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur. Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” informoi policia për ngjarjen.
The post Braktisi foshnjën në bodrumin e pallatit, gjykata liron nga burgu 30-vjeçaren appeared first on Albeu.com.