“Administrata doganore shqiptare është e angazhuar për ta çuar përpara strategjinë e Qeverisë për lehtësimin, motivimin dhe rritjen e investimeve në manifakturë dhe fasoneri”a
Kështu u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali gjatë fjalës së mbajtur në kuadër të “Java italiane”, ku ishin të pranishëm ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ambasadori italian Massimo Gaiania
Spiropali tha se “ne jemi pjesë e këtij zinxhiri institucionesh që kanë marrë përsipër të ndryshojnë jo vetëm mentalitetin, por edhe mendësinë sesi funksionojnë marrëdhëniet mes administratës shtetërore dhe komunitetit të biznesit, por mbi të gjitha për të ndryshuar procedurat dhe hallkat burokratike që i duhen një biznesi shqiptar ose të huaj siç janë bizneset italaine që vijnë në Shqipëri për të investuar”a
“Ne jemi të vetëdijshëm që ky zinxhir demokratik është kthyer në një pengesë për tregtinë e lirë, por edhe në një pengesë reale për prodhuesit në venda Kemi të gjithë vizionin, dëshirën dhe kapacitetet për ta ndryshuar këtë situatë në mënyrë që dogana që është hallka e parë burokratike me të cilën përballen bizneset të jetë jo një xhandar apo një polic siç është konsideruar shumë shpesh në kurriz të bizneseve shqiptare apo të huaja, por të jetë një mjet dhe një mënyrë për ta lehtësuar tregtinë”, nënvizoi Spiropalia
Në vijim ajo shtoi se “industria fason në Shqipëri ka demonsturar se ka potencial për t’u rritur edhe për të eksportuar, infrastrukturë logjistike, mbështetje ligjore, por njëkohësisht shtetërore dhe vizioni qeveritar që është tashmë i qartë, i cili pa dyshim i bashkangjitet këtij projekti”a
Duke folur për politikat mbështetëse të Qeverisë dhe të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të cilat kanë qenë katalizator për këtë proces, Spiropali tha se “ne e kemi konsideruar veten si një pjesë të rëndësishme, por edhe një nyje themelore në këtë proces për të përkrahur këtë lëvizje të ekonomisë shqiptare për të rritur në mënyrë sasiore dhe cilësore produktet që dalin nga Shqipëria”a
Drejtoresha e Doganave, Spiropali u shpreh se “kemi nisur hapjen e një dialogu gjtihëpërfshirës me të gjithë aktorët që janë përfshirë në proces duke riparë pozicionimin e gjithësecilit, nxjerrjen e konkluzioneve të dala mbi nevojat që kanë dhe mbështetjen me politka efikase në favor të zhvillimit”a
Source: Tema – Aktualitet