Partia Demokratike e konsideron të paligjshme ndërprerjen e mandatit të kreut të AMA-s, duke e cilësuar këtë veprim për interesa klientelistea Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka theksoi se dyshja Rama-Meta thellojnë paligjshmërinë me AMA-n
“Dyshja Rama-Meta shpalli në Komisionin e Edukimit dhe Medias, pa praninë e opozitës, hapjen e garës për postin e kryetarit te Autoritetit të Medias Audiovizive, megjithëse mandati ligjor i tij mbaron në vitin 2016a Ky vendim u paralajmërua që në programin e Qeverisë që Edi Rama lexoi në Kuvend në shtator të vitit të shkuara Ky vendim u materializua edhe me dy amendamentet Peza, të depozituar në nëntor e dhjetor 2013 dhe që synonin ta bënin AMA-n një institucion të njëanshëm të kontrolluar nga mazhoranca krejt ndryshe nga institucioni i balancuar që ishte krijuar me konsensusin PD – PS përmes ligjit të miratuar në legjislaturën e mëparshme”, theksoi Palokaa
Sipas tij, reagimi publik e opozitar por edhe komentet e Komisionit Europian dhe të OSBE-së se nuk mund të ndërpritet mandati i titullarit të autoritetit të pavarur, si dhe që çdo ndryshim duhet bërë ne konsensus me opozitën, e detyruan dyshen Rama-Meta të tërheqë amendamentet, por jo të tërhiqen nga makutëriaa
“Atë që nuk qenë në gjendje ta bëjnë ballazi me ndryshim ligjor e bënë nga deriçka, duke detyruar nëpunësit e Kuvendit të mohojnë dokumentet e firmosura më parë prej tyre, e të pohojnë nën presion se samari fluturon, e se mandati i kryetarit të AMA-s ka vite qe ka mbaruara Babëzia e Rama-Metës në fakt është babëzia e klientëve të tyre mediatike të cilët po imponojnë monopole televizive dhe dopjoçmime për kartat dixhitale që u shiten shqiptarëvea Akti i dyshes Rama-Meta, do t’i kushtojë qytetarëve shqiptarë dhe xhepave të tyre, pasi ata apo favorizojnë krijimin e një monopoli të rrezikshëm mediatika Opozita nuk e njeh për të ligjshëm këtë veprim dhe do ta kundërshtojë atë me çdo mënyrë”, theksoi palokaa
Source: Tema – Aktualitet