Opozita ka akuzuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, se ka vrarë një nga pasagjerët e pafajshëm të autobusit i cili u mor peng nga Flamur Pisli në 28 prill 1999a
Momenti i lirimit të pengmarrësve, filmuar nga kamerat greke atëherë, u pasqyrua sot me videoprojektor në komisionin hetimor për lëvizjet në polici, raporton “Ora News”a
“Personi që dyshojmë se është drejtori Përgjithshëm i Policisë, me automatik në dorë i afrohet derës dhe vret një qytetar të pafajshëm” tha kreu i Komisionit hetimor, Arben Ristani, duke shtuar se kjo video do i jepet si provë prokurorisëa
Deputetët e mazhorancës nuk ishin të pranishëm, ndërsa jashtë, deputeti i PS, Taulant Balla, tha se videoja nuk ul dhe nuk flet keq për punën e bërë nga Didi, por është një provë më shumë për punën e tij të shkëlqyer
“Videoja tregon një punonjës policie që ka vënë jetën në rrezik në përpjekje me elementet kriminalëa Videoja e opozitës tregoi edhe një herë sa shkëlqente drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, në punë e tij”, tha Balla, duke e quajtur publikimin e videos në komision, në kundërshtim me rregullorena
Source: Tema – Aktualitet