Bashkia e Përmetit ka reaguar në lidhje me foton e fëmijëve që nderronin me grusht në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 5 majita
Bashkia thotë se pamjet e shfaqur në foto nuk kanë asnjë lidhje me ceremoninë zyrtare dhe janë inskenim nga ana e një punonjësit të Bashkisë së Përmetit, i cili është pushuar menjëherë nga punaa
“Si çdo 5 maj, Bashkia Përmet organizoi ceremoninë e përkujtimit të ditës së dëshmorëve të Atdheut, ku morën pjesë, sipas traditës, përfaqësues të Bashkisë, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të Përmetita Ceremonia e zhvilluar, siç është pasqyruar edhe në median lokale, ka qënë krejtësisht protokollare, në të njëjtën formë dhe përmbajtje si çdo vit tjetëra Në përfundim të aktivitetit përkujtimor, në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto e disa fëmijëve në varrezat e dëshmorëvea Pamja e pasqyruar në foto nuk asnjë lidhje me ceremoninë zyrtarea Rezulton po ashtu se në inskenimin e fotos është përfshirë një punonjës i bashkisëa Për sjelljen krejtësisht joserioze dhe të patolerueshme në kodin etik të Bashkisë së Përmetit, personi në fjalë është liruar menjëherë nga detyra”, thuhet në reagimin e Bashkisëa
Ndërsa kryetari i kësaj bashkie, Gilberto Jaçe, ka thënë se:
“Shpreh keqardhje qoftë për përfshirjen e pajustifikueshme të një punonjësi të saj në incidentin mediatik, qoftë për fëmijët e përdorur si figurantë të një inskenimi qesharak në një tempull të kujtesës sonë kombëtare; qoftë edhe për faktin se gjithë këtë stuhi në gotë e ngre një personazh po aq qesharak sa edhe vetë fotoja, i cili për çerek shekulli ka nderuar me grusht Byronë Politike dhe gjatë një çerek shekulli tjetër u futi shqiptarëve në sy dy gishtat e dasisë së verbër, ish kryeministri i vendit Sali Berisha”a
Source: Tema – Aktualitet