Bilanci tragjik i aksidentit më të madh hekurudhor në Greqi ka shkuar tashmë në 57 të vdekur, 42 të konfirmuar zyrtarisht, prej të cilëve 7 krejtësisht të djegura
Të plagosurit janë 57a Midis 6 prej tyre, që vazhdojnë të luftojnë me vdekjen në Repartin e Mjekimit Intensiv janë dy shtetas shqiptarë Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeçea 38 prej viktimave që nuk janë identifikuar, janë të rinj të moshës 20 deri në 30 vjeça
Para spitalit në Larisa vazhdojnë të vijnë prindër dhe të afërm të dëshpëruar pasi nuk mund të gjejnë të dashurit e tyre dhe po i nënshtrohen testit të ADN-së për të identifikuar viktimata
Gjithashtu sa i përket numrit të personave që konsiderohen të humbur dëgjohen informacione të pakonfirmuara për 11 deri në 18 persona, mes tyre deri tani ndodhen tre shtetas shqiptarë Klaudia Lata, Pavlin Bozo dhe Denis Ruçia
Të zhdukurit
Ndërsa vendi ndodhet në ditën e dytë të zisë kombëtare që ka shpallur kryeministri i vendit, përgjegjësi i stacionit të Larisës që është arrestuar dje dhe që përballet me akuza të rënda deponon sot para prokurit a Gjithashtu në vendngjarjen e tragjedisë do të kryhet autopsia e aksidentit nga Policia Rrugore e Larisësa
Konsullata e Selanikut:
Nga Spitali i Përgjithshëm i Larisas Elisia Paço, 18 vjeça Nga komunikimi i Konsullit të Përgjithshëm, za Arqile Sota me të atin e Elisias, thuhet se ka dëmtime të lehta dhe parashikohet të dalë nga spitali, gjatë ditës së sotmea Nga Spitali Universitar i Larisas Olta Kulla, 20 vjeç me dëmtime relativisht të lehtaa
Roberto Drizdi, 25 vjeç, ndodhet në reanimacion i intubuar, me dëmtime të rënda (thyerje gjymtyrësh)a Anisa (Anastasia) Liuri, 23 vjeç, ndodhet në reanimacion e intubuar, me djegie të rënda (do të transferohet në Spitalin e traumës Papanikolau në Selanika Maria Dimza, me dëmtime të lehta, ka dalë nga spitali në gjendje të përmirësuara
Të humbur, në pritje të përgjigjes nga ADN që kanë dhënë të afërmit janë Klaudia Lato (Lata), Denis Ledio Ruci, Pavlin Bozoa
Spitali Genimatas Selanik, të cilët kanë qenë në gjendje të lehtë dhe kanë dalë nga spitali Erisa Almeta, 12 vjeç, Vanesa Plasa, 13 vjeç, Frankli Besaj, 20 vjeç, Dhimitër Zongaa/Tch
The post Shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Greqi, mes të humburve edhe 3 shqiptarë appeared first on Shekullia