Partia Demokratike ka denoncuar procedurën e tenderimit që Policia e Shtetit ka kryer për të pasur ketë një flotë të re me 67 makina, ku vetëm një prej tyre, do të kushtojë rreth 30 mijë euro për periudhën 4 vjeçare që do e mbajë në dispozicion, ndërsa pas përfundimit të kontratës do i dorëzojë përsëri te koncensionaria
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Floriana Garo akuzoi Policinë e Shtetit se “po shpërdoron 670 mijë USD për 67 makina” dhe i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojëa
Denoncimi i PD vjen pas lajmit të publikuar pak ditë më para nga Televizioni Panoramaa
DEKLARATË PËR MEDIA, ZËDHËNËSJA E PARTISË DEMOKRATIKE, FLORIANA GARO
Me një përllogaritje të thjeshtë, një makinë do të kushtojë 30 mijë euro për katër vjet, dhe në fund të kësaj periudhe do t’i kthehet tregtarit, i cili do të mund ta rishesë për të nxjerrë një fitim të dytëa
Edhe pse skema e ‘leasing’ është e njohur, ajo që duket mister është vendimi i Policisë së Shtetit për të shpenzuar 30 mijë euro për një makinë Hyundai, e cila e blerë e re në tregun e automjeteve, me zero kilometra, do të kushtonte nga 19a500 USD deri në 21a500 USDa
Pra, Policia shpenzon rreth 10 mijë dollarë më shumë për të marrë në përdorim një makinë për katër vjet dhe më pas për ta kthyer mbrapshta
Ky veprim mund të kuptohej po të kryhej nga policitë e vendeve të pasura, si Gjermania apo Suedia, por jo nga një vend si Shqipëria ku rroga mesatare është më e ulëta në rajon, ku policët paguhen pak mbi minimumin jetik, dhe për këtë arsye jo pak prej tyre, korruptohena
Nuk ka asnjë mister në fakt në këtë skemëa Është vendimi i qartë i krerëve të korruptuar të Policisë për të futur në xhep para të qytetarëve, duke thelluar varfërinë e popullsisë dhe korrupsionin e policisëa
Këtë e shpjegon edhe fakti se, në procedurën e tenderimit nuk ka konkurrencë, pra nuk ka oferta të ndryshme që mund të ulnin çmimin, por kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë të bashkuar në një të vetëm, “ANTIGONE RENTALS’’ dhe “ALBANIA MOTOR COMPANY”a
Edhe vlera që ata kanë paraqitur si ofertë ka qenë shumë e përafërt me fondin limit, çka tregon se mes kërkuesit dhe ofertuesit, pra mes Policisë së Shtetit dhe koncensionarit, ka pasur një dakordësim parapraka
Kjo nuk është gjë tjetër veçse një vjedhje e kalkuluar, në serinë e vjedhjeve që policia politike e Rilindjes anti-kombëtare bën në kurriz të qytetarëvea
67 makinat po të ishin blerë në tregun e lirë do të kushtonin të paktën 670 mijë dollarë më pak, dhe nuk do të ndërronin duar pas katër vjetësh, por mund të ishin pjesë e Policisë së shtetit, ose të shiteshin të përdorura dhe të fusnin një shumë të caktuar në arkën e shtetita
Partia Demokratike e dënon këtë vjedhje të taksave tuaja, që shkojnë në xhepat e një grupi që nuk ka agjendë tjetër veç pasurimit nëpërmjet korrupsionita
Prokuroria duhet të nisë hetimet menjëherë, pasi elementët e korrupsionit që përbëjnë vepër penale janë të qartëa
Organet e ligjit që nuk ndjekin skemat korruptive që dëmtojnë arkën e shtetit dhe qytetarët shqiptarë, dëshmojnë se, ose kanë frikë ose janë vetë pjesë e skemësa
Qytetarëve u bëjmë një thirrje: dora e gjatë e pushtetit në xhepin tuaj duhet prerëa
Ikja nga Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja: kjo i mban hajdutët pafund në pushteta
Bashkimi kundër hajdutëve është alternativa e vetmea
The post PD denoncon tenderin e Policisë për 67 makina me qira: Do të kushtojë 30 mijë euro dhe kontrata do i dorëzohet… appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea