Dy efektivë policie të komisariatit të policisë Mirditë, janë pezulluar nga detyra pas një fotoja të publikuar në rrjet ku shfaqen teksa konsumojnë pije alkoolike teksa janë të veshur me uniformë në orar të punës.
Vendimi është marrë nga drejtori i policisë së Lezhës. Sipas njoftimit, ka nisur edhe hetimi disiplinor ndaj 2 punonjësve të policisë, konkretisht nënkomisar P. P. me detyrë specialist në Seksionin për Rendin e Sigurinë dhe inspektor Ll. M. me detyrë nd/specialist SPZ, në Komisariatin e Policisë Mirditë.
The post Po pinin birrë në lokal të veshur me uniformë policie, pezullohen 2 efektivët në komisariatin e Mirditës! Nis hetimi disiplinor ndaj tyre appeared first on Albeu.com.