Një lloj krejtësisht i ri i antibiotiku që mund të trajtojë superbakteret vdekjeprurëse rezistente ndaj ilaçeve, është krijuar nga shkencëtarët.
Antibiotiku i ri, Zosurabalpin mposhti shtamet e “Acinetobacter baumannii” (CRAB) rezistente ndaj karbapenemit, një baktere vdekjeprurëse rezistente ndaj shumicës së llojeve të tjera të ilaçeve.
Ekspertët e kanë përshkruar zbulimin si mjaft shpresëdhënës për infeksione të tjera të vështira për t’u trajtuar, ndërsa sipas “The Sun”, ilaçi tani është duke u testuar në tek njerëzit.
Superbakteret rezistente ndaj antibiotikëve (AMR) vrasin mbi 1 milion njerëz në mbarë botën çdo vit, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se planeti po shkon drejt një epoke ‘post-antibiotike’.
E quajtur ‘pandemia e heshtur’, parashikimet tregojnë se AMR mund të marrë 10 milionë jetë në vit deri në vitin 2050. Përhapja e tyre i bën infeksionet e rregullta dhe operacionet rutinë të rrezikshme për jetën.
Megjithatë sipas studiuesve, Zosurabalpin, i bërë nga gjiganti farmaceutik Roche, mund të shkatërrojë në mënyrë efektive këtë bakter, për të cilën mjekët kanë paralajmëruar se është epidemi në spitale.
Ky organizëm, i klasifikuar si “patogjen kritik prioritar” nga OBSH, mund të shkaktojë infeksione shumë serioze invazive të gjakut dhe gjoksit te pacientët në spital me sëmundje kritike.
Aktualisht, rreth 40-60 për qind e të infektuarve me këtë bakter vdesin, pasi është kaq e vështirë për t’u trajtuar sa që asnjë ilaç i ri për trajtimin e infeksionit nuk është krijuar në më shumë se 50 vjet.
Kjo është për shkak se bakteri është i rrethuar nga një “membranë” e trashë që e mbron atë nga sulmi.
“Kjo strukturë e ndërlikuar e bën shumë të vështirë futjen e barnave në të dhe marrjen e barnave për të qëndruar brenda”, tha drejtoresha shkencore e Partneritetit Global të Kërkimit dhe Zhvillimit të Antibiotikëve Prof Laura Piddock.
Por antibiotiku zosurabalpin duket se shkatërron aftësinë e organizmit për të mbajtur këtë membranë mbrojtëse kryesore.
“Është vërtet emocionuese dhe jo vetëm që është e mirë për këtë lloj bakteri, por kjo mund të ndërtohet edhe për të tjerët”, tha profesoresha Laura Piddock për BBC .
Dr Michael Lobritz, kreu global i sëmundjeve infektive në Roche, tha: “Kjo është hera e parë që ne kemi gjetur diçka që funksionon në këtë mënyrë, kështu që është unike në përbërjen e saj kimike dhe mekanizmin e veprimit.”
Megjithatë, ai theksoi se zbulimi i këtij ilaçi nuk do të zgjidhte vetëm kërcënimin e shëndetit publik të infeksioneve rezistente ndaj antimikrobikëve, por krijon bazën për barnat e ardhshme duke përdorur të njëjtin mekanizëm.
The post Kërcënon rëndë shëndetin e njeriut, zbulohet antibiotiku që vret “superbakterin” rezistent ndaj ilaçeve appeared first on Albeu.com.