Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ngjarjen në Sarandë, ku 4 persona kishin bërë gati planin, për rrëmbimin e një 49-vjeçari.
Balla ka përgëzuar Policinë për punën, ndërsa theksoi se duhet të rritet bashkëpunimi me qytetarët.
Reagimi i Ballës:
“Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.
Përgëzoj Policinë e ShtetitSarandë, për rritjen e forcave parandaluese dhe goditëse, që rezultuan me parandalimin e një tentative për t’i hequr lirinë një shtetasi, nga 4 shtetas të armatosur.
Policia e Shtetit duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale”, thekson ai.
The post Tentativa për rrëmbimin e 49-vjeçarit në Sarandë, Balla: Përgëzoj Policinë e Shtetit appeared first on Albeu.com.