Dy vrasje makabër janë shënuar në Italinë fqinje, në zonën e Naro, Agrigento. Mediat italiane raportojnë se dy gra rumune u gjetën të pajeta në banesat e tyre, të cilat ndodheshin afër njëra-tjetrës.
Trupi i 57-vjeçares, Maria Russ, është gjetur i djegur. Zbulimi tragjik i viktimës u bë nga zjarrëfikësit, të cilët ishin njoftuar për një zjarr në banesën e gruas rumune. Pak minuta më pas, zjarrëfikësit gjetën edhe trupin e pajetë të 58-vjeçares Delia Zarniscu, mes një pellgu me gjak.
Karabinierët e Naro dhe departamenti i operacioneve të Agrigento po vijojnë hetimet, raportojnë mediat italiane, ndërsa nga të dhënat paraprake, mund të bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, pasi shtëpitë nuk janë shumë larg njëra-tjetrës.
The post Një grua e djegur dhe një e masakruar, Italia tronditet nga dy vrasje appeared first on Albeu.com.