Në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, Yevgeny Prigozhin ka bërë burg për vjedhjea Sot udhëheq grupin më të fuqishëm mercenar të Rusisë, Wagnera Dhjetëra mijëra pjesëtarë të tij luftojnë për Rusinë në Ukrainëa Aktualisht, janë të përfshirë rëndë në një nga betejat më të përgjakshme për kapjen e Bahmutit – qytet në lindje të Ukrainësa Dhe Prigozhin raporton vazhdimisht për sukseset e luftëtarëve të tij në fushëbetejëa
“Dua t’i përgëzoj të gjithë djemtë që luftojnë, që janë në vijën e parë të frontit ose në spital; ushtarët që luftojnë për atdheun tonë dhe vullnetarët që punojnë në fabrika dhe prodhojnë municione”, ka thënë Prigozhin nga një zonë e Bahmutita
Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, Wagner komandon 50a000 trupa në Ukrainë dhe është bërë një komponent kyç në këtë luftëa Sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, rreth 80% e luftëtarëve të tij janë të dënuar që janë nxjerrë nga burgjeta Vetë Prigozhin, një biznesmen i pasur, e portretizon veten si nacionalist të drejtpërdrejtë që përpiqet të mbrojë nderin dhe njerëzit e Rusisëa
Disa ekspertë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ai ndihet i nevojshëm dhe i domosdoshëm për presidentin rus, Vladimir Putin, sidomos pas dështimit të ushtrisë ruse në disa beteja në Ukrainëa
Por, a e synon Prigozhin karrigen e Putinit në këmbim? Kështu së paku kanë aluduar dhe spekuluar disa media dhe vëzhguesa Në fund të janarit, gazetari rus, Mikhail Zygar, ka shkruar një opinion për gazetën amerikane New York Times, ku Prigozhinin e ka përshkruar si “konkurrent të rrezikshëm” të pushtetit të Putinita
“Zoti Prigozhin mund ta sfidojë presidentin dhe zoti Putin mund të mos jetë më në gjendje ta kundërshtojë ish-kuzhinierin e tij”, ka shkruar Zygara
Një tjetër artikull i publikuar në New York Times në muajin shkurt ka cituar disa analistë që besojnë se “Prigozhin mund të kthehet kundër Putinit”a Gazeta amerikane, Newsweek, ka cituar një ekspert të ketë thënë se Prigozhin, përfundimisht, do të ngrihet kundër liderit rus”a
Aktivisti opozitar rus, Mikhail Khodorkovsky, i cili jeton në mërgim, ka shkuar edhe më larg, duke spekuluar për një juntë ushtarake, që Prigozhin dhe kundërshtarë të tjerë të mundshëm të Putinit do të mund ta drejtonina
Tani, është fakt që Prigozhin është bërë fytyra e luftës ruse në Ukrainë, sidomos për shkak të taktikave brutale të grupit të tij në fushëbetejëa Por, a përbën ai vërtet kërcënim për fuqinë e Putinit?
Rebekah Koffler, eksperte e inteligjencës amerikane dhe autore e librit “Doracaku i Putinit”, shpjegon për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:
“Nuk besoj se Prigozhin është një konkurrent i rrezikshëma Ju e dini se Putin e ka rrethuar veten me njerëz jashtëzakonisht besnikëa Këta njerëz, ish-operativët e inteligjencës, e mbrojnë Putinina Ata, po ashtu, janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga një sistem teknik i monitorimit i quajtur SORM”a
“Prigozhin, në anën tjetër, nuk është person presidenciala Ai ka qenë i dënuar, ka kaluar kohë në burg, ai mund të tregojë fuqi në rrugë, por nuk është burrështetas”, thotë Kofflera
Prigozhin, në disa raste, është përplasur me zyrtarë të Kremlinita Në mosmarrëveshjen e fundit, ai ka thënë se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, e kanë penguar dërgimin e municioneve për luftëtarët e Wagnerit, nga urrejtja personale që kanë për tëa Prigozhin i ka akuzuar ata për tradhtia
Ai, po ashtu, ka thënë se Bahmuti do të ishte marrë nën kontroll të Rusisë qysh para Vitit të Ri, po të mos ishte “burokracia monstruoze ushtarake”a
Putin, i cili e ka lejuar Wagnerin të operojë, ka pranuar se te pala ruse ka rivalitete të brendshme dhe ka thënë se ato duhet të marrin funda Në një fjalim drejtuar kombit, më 21 shkurt, ai ka thënë se “kontradiktat ndërinstitucionale, mëritë, keqkuptimet dhe marrëzitë tjera, duhet të hiqen qafe”a
Por, Kasia Kaczmarska, ligjëruese e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Edinburgut, vlerëson për Exposenë se Prigozhin i duhet Putinita Sipas saj, është taktikë e presidentit rus që t’i lejojë përçarjet mes ushtrisë dhe mercenarëve, në mënyrë që askush prej tyre të mos forcohet së tepërmia Kaczmarska thotë se pushteti i Putinit, tash për tash, është relativisht i sigurta
“Vladimir Putin ka mbështetje popullore pas vetes, ka media dhe makineri propaganduese pas vetesa Janë bërë përpjekje enorme për ta bërë atë aq të rëndësishëm dhe të mbështetur nga popullata rusea Prigozhin, pa marrë parasysh se sa i fuqishëm është si biznesmen, sigurisht që nuk e ka atë lloj mbështetjeje”, thotë Kaczmarskaa
Portali i pavarur rus, Meduza, ka shkruar se Prigozhin planifikon “të nisë një lëvizje patriotike dhe konservatore” që “do të mund të evoluojë në një parti politike” – gjë të cilën Prigozhin e ka mohuar publikishta
Rebekah Koffler, e cila ka punuar edhe për disa shërbime të CIA-s, thotë se kërcënimi që vjen nga Prigozhini duket më shumë si i sajuara
“Në bazë të analizave të mia të inteligjencës, Prigozhin nuk ka shanse të bëhet president i Rusisë, e as madje likuidues i madha Putin do që ai vetë të shihet si likuiduesi kryesor në Rusia Ai është spiun, operativ i KGB-së, është i pamëshirshëma Ai nuk do të lejojë që dikush si Prigozhini ta marrë vëmendjen prej tij”, thotë Kofflera
Aktualisht, shton ajo, kolapsi i regjimit të Putinit është thjesht një dëshirëa Skena politike ruse, sipas saj, mbetet e hapur vetëm për aktorët që Putini i tolerona Kaczmarska, nga Universiteti i Edinburgut, pajtoheta
“Konkurrentët kryesorë të Putinit janë në burga Putin e ka pranuar se [aktivisti opozitar] Aleksey Navalny është një konkurrent shumë serioza Dhe, kjo është arsyeja përse ai ndodhet në burg”, thotë ajoa
Sipas një sondazhi të Institutit të Kërkimeve “Levada” në Moskë, të publikuar në muajin shkurt, Putin mbetet politikani më i besueshëm në Rusia Sipas sondazhit, katër në pesë të anketuar e mbështesin atëa Kaczmarska beson se Putin mund ta tërheqë Prigozhinin nga skena dhe ta rikthejë kur të dojë vetëa Sipas saj, ekziston vetëm një skenar i mundshëm për fundin e regjimit të tija
“Skenar i mundshëm është ai i Kazakistanit, sipas të cilit presidenti, fizikisht, nuk është në gjendje ta mbajë pushtetin dhe të mbetet në zyrë”, thotë Kaczmarskaa
Putin, 70 vjeç, ka qenë politikani më i fuqishëm i Rusisë qëkur ka marrë presidencën në vitin 2000, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Boris Yeltsina Në vitin 2021, ai ka nënshkruar një ligj, që i mundëson të garojë edhe dy herë të tjera për president dhe, potencialisht, të mbetet në zyrë deri në vitin 2036a
Me Prigozhinin, ai ka së paku 20 vjet që njiheta Kompania e biznesmenit e ka furnizuar Kremlinin me ushqime dhe, për këtë arsye, Prigozhin ka marrë nofkën “kuzhinier i Putinit”a
Me ligjin rus, forcat mercenare janë ilegale, andaj grupi Wagner është regjistruar si kompani në vitin 2022 dhe ka hapur një seli të re në Shën Petersburga Në janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur Wagnerin organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikëa Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimia
Bashkëbiseduesit e Exposesë konkludojnë se çdo përpjekje e “kuzhinierit” për ta sfiduar drejtpërdrejt Putinin, do të dështojëa Prigozhin nuk do të donte të vetëvritej as në kuptimin politik, as të drejtpërdrejtë, thonë atoa REL
The post A e synon Prigozhin karrigen e Putinit? appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea