Koordinatorja e marrëdhënieve me publikun në PD, Grida Duma, ka komentuar padinë e ngritur ndaj saj për mashtrima Sipas Dumës, më në fund u provua që kjo çështje ishte një hiç, ndërsa shkoi më tej, kur akuzoi maxhorancën për sulm ndaj grave që i bashkohen forcave opozitarea
“Çështja ishte një hiç, keqpërdorim i një njeriu të vjetër në moshëa Mendoj se çështjet personale nuk duhet të prekena Fakti është nxjerrë në një gazetë, unë nuk do i bëj jehonëa Nuk vërtetuan dot gjë, vetëm faktin se unë kam qenë korrektea Të mos merremi me sqarimin e çështjeve personale, çështja u mbyll në favorin tim”, ka thënë ajo për News 24a
Duke folur për akuzat për mashtrim, Duma tha se, “e kuptuan të gjithë pse unë, sepse unë tani jam brenda PDa E kanë frikë, e kanë për këdo që do guxojë, sidomos kur është gruaa E kanë sepse nuk duan që PD të forcohet”a
Ndërsa bëri një paralelizëm të mediave që shkruajnë sot kundër saj, Duma tha se ato janë të njëjtat që kanë shkruar për jetën personale të kryeministrit Rama:
“Dikur ky rilindësi kërkonte të mospërdorej personalisht në publik, ishte kjo gazetari që i nxori kartelën psikiatrike, kjo gazetari i nxori fotot nudo, deklaratat e gjyqit që mohonte të birina Unë distancohem nga e gjitha kjo, por prapë kjo gazetari foli keq për orientimet e tij seksualea Ai është i marrë peng nga pengmarrësit e tij… Në të njëjtën ditë që familjarët e mi dëgjonin këto lajme të hidhura, ky kryeministër shfaqet duke bërë pazarea Ai problemin e ka me gratë”, tha Duma më teja
Për Dumën PD përfaqëson sot njerëzit e përmbajtjes, dhe jo të show-ta E konfirmuar si koordinatore e zgjedhjeve për Tiranën, ajo premtoi bashkëpunim maksimal për të qenë pranë qytetarit, që zëri i tyre të dëgjohet:
“Koordinatorët do kujdesen për procesin e anëtarësimeve të reja, do dalin në terren, do takohen me njerëzit, do dëgjojnë opinionin e tyrea Tirana ka më shumë koordinatorë, shpresojmë të rivendosim kontaktin me anëtarët e PD, të jemi të bindur dhe të besueshëma Brenda 1 muaji do zgjidhet kryetari i degës së PD”, shtoi ajo më teja
E pyetur nëse do të ishte ajo kandidatja e PD-së për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, Grida Duma tha:
“Unë jam në pjesën e njerëzve që ende pyet se kush do jetë kandidati i PD-së për Tiranën”a
“Nuk është diskutuar ende për emra, por unë arrij të lexoj kush ka ambicie”, tha ajoa
Source: Tema – Aktualitet