SPAK lëshoi dje urdhërarreste për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësita Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ësa
Ish-kryebashkiakut Dako, mbrëmë iu komunikua akuza se është në hetim për dy çështje të ndryshme, për tenderin për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave si edhe për ndërtimin e pallatit pa leje në qendër të Durrësita
“Fiqiri Faruku është biznesmeni që ka bërë ndërtimina Janë të dyshuar për vepër penale shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentevea Për Dakon hetimi ka nisur muaj më parë pas një kallëzimi të bërë për një pallat që u dëmtua rëndë dhe ka rezultuar se kompania me administrator shtetasit Fiqiri Faruku ka bërë këtë ndërtim, por kallëzuesit deklarojnë se pallati i tyre u dëmtua nga tërmeti, dhe është bërë i pabanueshëm dhe kjo e konstatuar nga ekspertët se projekt-ndërtuesi nuk e ka ndërtuar në përputhje me kushtet teknikea Në vitin 2014 ka përfunduar e gjitha, por rezulton se punonjësit e Bashkisë së Durrësit përfshirë edhe Vangjush Dakon kanë legalizuar pallatin që ishte ngritur të paktën katër kate pa lejea Gjithashtu në dosje theksohet se Dako po hetohet për dy çështje të ndryshmea Bëhet fjalë për tenderin për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave, me vlerë 22 mln lekë, ndërsa theksohet se Dako është në hetim edhe për pallatin pa leje në qendër të Durrësit”, raportoi Balkanweba
Nëse pallati do të ishte shembur nga tërmeti mund të kishte humbje të jetëve njerëzorea Banorët në fillim pretendonin për veprën penale të vrasjes në tentativëa Por u regjistrua procedimi penal për shpërdorim detyrea Kishte diskutime se SPAK mund të veprontea Sipas informacioneve prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës me një kërkese për caktimin e masave të sigurisëa Pati një rrjedhje të informacionit, por edhe një vëzhgim të Vangjush Dakosa Nga informacionet, Dako nuk është larguar nga Durrësi dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar pranë shtabeve elektoralea Që në momentin që Prokuroria bëri kërkesë për arrestim të tij, ishte nën vëzhgim nga policiaa
Përveç Dakos janë lëshuar urdhër-arreste edhe për shtetasit Adhurim Qehajaj, Adrian Bulku, Fiqiri Faruku, Ermal Lama, Fatmir Ejupi, Adnan Tocilla, Meri Semini, Ferzilet Hajdëri dhe Djana Dedjaa
The post Akuzat për ndërtimin e pallatit pa leje në qendër të Durrësit dhe tenderin me vlerë 22 mln lekë, lihet në qeli Vangjush Dako, jepen edhe 9 urdhër-arreste appeared first on Shekullia