Kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola njoftoi sot në fillim të seancës plenare në Strasburg, hetimin që ka nisur ndaj eurodeputetit grek Alexis Georgoulisa Eurodeputeti grek është përjashtuar nga partia SYRIZA PS, pas një kallëzimi penal që po hetohet nga prokuroria belgea
“Kam marrë një kërkesë nga autoritetet kompetente belge për heqjen e imunitetit parlamentar të Alexis Georgoulisa Kërkesa i është referuar komisionit të çështjeve ligjore,” tha Metsolaa
Mediat e huaja raportojnë, se kallëzimi penal lidhet me një rast të pretenduar ngacmimi seksual që daton 3 vjet më parëa
Georgoulis, nga grupi i Majtë, e mohoi akuzën duke pretenduar se është një sulm i rremëa
“Përballë këtij sulmi të rremë dhe fyes, që kryhet – ndoshta jo rastësisht – pak ditë para zgjedhjeve kombëtare, unë synoj të bëj betejën time në drejtësi, për të vërtetën dhe rivendosjen e emrit tim, duke kërkuar heqja e imunitetit tim të eurodeputetita
Në këtë kontekst dhe për shkak se nuk dua aspak të ndikoj në luftën që po bën SYRIZA-Aleanca Progresive, në të gjitha nivelet, me një çështje thjesht personale, po e vë veten në dispozicion të organeve të partisë dhe po jap dorëheqjen si anëtar i partisë si dhe nga Eurogrupi i SYRIZA-PS”, shtoi aia
Partia SYRIZA-PS kishte njoftuar më herët se do të përjashtonte Georgoulis pasi ishte informuar në lidhje me rastin, ndj të cilit ka nisur një hetima
mab/dita
The post Akuzohet për ngacmim seksual, hetim eurodeputetit grek, Metsola njofton PE appeared first on Gazeta Ditaa