Republikanët e indinjuar me aktakuzën ndaj Donald Trump po përshkallëzojnë betejën ndaj prokurorit që ngriti akuzë penale ndaj ish- presidentita Ata po përpiqen që ta vënë në pozitë të vështirë prokurorin Alvin Bragg duke e paraqitur në mënyrë të rreme qytetin e Nju Jorkut, ku ai shërben, si një vend të mbizotëruar nga krimia
Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve, i udhëhequr nga ligjvënësi republikan nga Ohajo Jim Jordan, po zhvillon një seancë dëgjimore të hënën në Nju Jork, pranë zyrave të Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragga
Shumica republikane e komisionit thotë se takimi është shqyrtim i politikave të demokratëve që ata thonë se janë “pro krimit, kundër viktimave”a Anëtari tjetër republikan i komisionit, Andy Biggs, ligjvënës nga Arizona, shkroi në rrjetin social Twitter se prokurori Bragg “e ka kthyer qytetin e Nju Jorkut në një “shesh plehrash” dhe se “mungesa e ligjit është plotësisht jashtë kontrollit”a
Demokratët thonë se seanca synon të përforcojë zemërimin e konservatorëve ndaj zotit Bragg, prokurorit të parë afrikano-amerikan në Manhatana Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut i kanë kërkuar ligjvënësit Jordan që të anulojë seancëna
“Ky është një kontribut për fushatën e zotit Trump”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, demokrati Eric Adams për televizionin amerikan CNN të premtena
“Është me të vërtetë për të ardhur keq që të përdoren paratë e taksapaguesve për të bërë teatër”a
Seanca dëgjimore e së hënës është pjesë e përpjekjeve disajavore të zotit Jordan për të përdorur fuqitë e tij në Kongres për të mbrojtur ish- presidentin Trump nga ajo që ai thotë se është një ndjekje e motivuar politikishta
Ligjvënësi Jordan i ka dërguar letra prokurorit Alvin Bragg duke i kërkuar dëshmi dhe dokumente me pretendimin se zyra e tij është objekt i mbikqyrjes nga Kongresi pasi merr grante federalea Zoti Jordan i çoi thirrje për të dalë para Komisionit ish-prokurorit Mark Pomerantz, i cili më parë kishte mbikqyrur hetimin mbi zotin Trumpa
Bragg e paditi ligjvënësin Jordan javën e kaluar në përpjekje për të bllokuar thirrjen, duke e quajtur atë një “sulm të paskrupullt dhe antikushtetues” dhe një “fushatë të hapur për ta frikësuar” atë në lidhje me çështjen e ish-Presidentit Trumpa Për këtë një gjykatës federal caktoi një seancë fillestare për të mërkurëna
Sulmi ndaj qytetit të Nju Jorkut lidhur me krimin dhe udhëheqësve të tij kryesisht demokratë, është një taktikë e vjetër për politikanët që përfaqësojnë zonat rurale dhe periferikea Është një goditje që mund të ketë ndikim tek disa, megjithëse në realitet shkalla e krimit të dhunshëm të qytetit mbetet nën mesataren e SHBA-sëa
maba/dita
The post Aleatët e ish-presidentit Trump në Dhomën e Përfaqësuesve përshkallëzojnë luftën kundër prokurorit demokrat appeared first on Gazeta Ditaa