Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theoharis Lalakos do të vizitojë sot Shqipërinë. Burime për mediat bëjnë me dije se së bashku me ambasadoren greke në vendin tonë, do të takojnë Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të cilët ndodhen në burg. Ata do të informohen lidhur me kushtet e burgimit si dhe gjendjen shëndetësore të Belerit dhe Pandeli Kokaveshit dhe më pas do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes. Ambasadorja në fakt u pa tepër aktive që në orët e para të ndalimit të Belerit për blerje votash, duke kërkuar takime në qeli, në Burgun e Vlorës. Ambasadorja ka bërë disa udhëtime drejt qytetit bregdetar dhe ka marrë takime në ambientet e izolimit me politikanin e vetëdeklaruar ekstremist minoritar grek.
Kjo vizitë e Lalakos po bëhet me udhëzim të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Arrestimi i Belerit u bë më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit nga të cilat ai doli fitues. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”për Bashkinë e Himarës ra në prangat e policisë nën akuzën e shtiblerjes të votës, arrestim i cili solli reagime të forta edhe nga Athina zyrtare, të cilët që prej asaj dite kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Belerit.
The post Ambasadorja e Greqisë, shumë aktive për lirimin e Fredi Belerit appeared first on Gazeta Dita.