Nga Agron Gjekmarkaj
Me Xhelalin dhe Fluturën e paqtuam stomakun me një supë të ngrohtë, e cila na e gëzoi midenë e na zvogëloi halleta
Sa here Kamza hynte në bisedë, qerratai bëhej melankolik si poeta Ja hoqën nga dora dreqërit, e kishte të fituara Esmerllëku i pikas një mërzi qivuria
Salianji tha po iki! Po ku kështu me kaq nxitim more i uruar e njeri i mirë, thashë? Eeeee tha po kërkoj doktor! Po ngase ankon? Jam turbulluar tha, mendoja që vetëm unë jam njeri perëndie, këtu me duken të gjithë njerëz të ndershëm, të paqtë, të urtë e të mençur, të drejte po e po, ndaj t’i jap një të shtrënguar fiqirita Mos humb kohë e inkurajova , ik me vrapa Çyrbja ishte bërë një me dhimbjen si monument tragjedish antikea Ajo ishte ngurosur në portreta Nuk e priste kurrë që Babo nuk do të ulej në krahun e tij, por shkoi dhe ku pa, në mes të atyre qafirve që zemrën i kanë thyer me vicklaa Sidomos Braçe qaramani që donte të binte në sy se po i rri pranë në ditë të keqe, ndërsa ai në të ëmbla e të tharta ditë gati për therora Nuk kishte në krah as Enin për mbështetje psikologjikea Elvis Xhoxhi i dërgoi një sms që e qetësoi disi!
“Babo po sillet si Mao, ulet në mes të liberalëve për të kuptuar kush janë konservatoret dhe me pas tek ata për të gjetur liberaleta E holle kjo punë”a Me Babon afër Etilda u gëzua ndjeshëm, buzëqeshi ëmbël, pa dalldi, por mori kurajo për të mbajtur një fjalim historik kundër opozitësa Unë e ndjek zonjën Etildeë me respekt për limfën retorike, po të enjten ula kokën mos me përcëlonte zjarri i llafit që lëshontea
Po ashtu edhe e dashura Anila Denaj na bëri zapa Nuk dini ç’është e mira, e bukura, marifeti e lezeti ndaj humbisni qe idejaa Shikoni majtas dhe i gjenia
Ermonela gati u përgjum teksa ëndërronte që Lindita të shfaqej sa më vonë për ta zëvendësuar ose të mos kthehej më kurrëa Por teksa Ermua po puliste sytë gati në ëndërr, Lindita u shfaq dhe një “erdha” e thatë u ndie në ajëra
Qysh nga ora 16 Kosta i Gramozit dhe Linditës i qeshur si fluturak, shend e verë lodronte atyre ujdhesavea Na pa perëndia tha, ja hodhëm paqa Nuk ndjeu më nevojën të maskoheja Një kostum birinxhi e një kollare dukeshin një me fytyrën që i shkëlqente nga relaksia Përjetonte triumfin me përvujtnia Dy duduma ngarkoheshin haptaz me ushqime, ilaçe e dru zjarri, kandila, qirinj të cilat Kostaqi i kishte sjellë duke menduar darkën e fundita I vinte pak keq për lodhjen, por kur mendonte sa gëzim e siguri i kishte sjelle Babos e Kryetares, i bëhej zemra Korab dhe mundimet i dukeshin detyrë e shenjtëa Genc Gjonçaj ndonqse mbajti mbi supe soba e dyshekë nuk pranoi ta ndihmonin, pa gëzimin e Kostës nuk pranoi t’i kthenin mbrapshta Ti lëmë tha “jeta na ka mësuar që historia përsëritet”a Qofte lëvdue Babo gjithmonë e jetës dhe doli nga skenaa
Nasip Naço pat më të vështiren detyrëa Ai mbajti një fjalim të thellë si gjithmonë por edhe të pazakontëa Nasipi i fliste opozitës dhe e dëgjonin karriget e saja
Nuk kishte më aty opozitarëa Fol Nasipi qaj karrigeta Bërtit ai dridhu atoa Qorto ai djersitu atoa Fol për vizione Nasua tund kokën atoa Po ky qe fundia Më pas foli Margeriti me shikimin blu mbi kamer, ku gjerdani me metafora në dy anët e paradoksit i lidhej duke rrethuar me atë arsyen si robinjëa
The post Analiza satirike/ “Fol Nasipi, qaj karriget! Bërtit ai, dridhu ato”/ Nga seanca në lokal, Gjekmarkaj përshkruan fundin e ditës paradoksale në Kuvend appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea