Ish-deputeti dhe ish-ministri i qeverive socialiste, Arben Malaj, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” shpreh nevojën e zbatimit të statutit të partisëa I pyetur në lidhje me akuzat që deputeti socialist Ben Blushi ka ngritur ndaj Edi Ramës për mungesën e kolegjialitetit në parti dhe moszhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e partisë, Malaj thekson se “zgjidhja e situatës së krijuar në PS, ku statuti është kushtetuta e saj, kërkon të mos spostohet, të mos zvarritet dhe aq më pak të ‘shtypet’ çdo debat”a
“Në emër të kolegjialitetit, shumicës së votave të forumeve, brenda partive politike janë bërë shpesh spastrime me miratimin qoftë edhe me heshtje, të jo pak aktorëve apo spektatorëve “VIP”, deri kur nuk ka qenë radha e tyrea
Ndoshta përgjigja më e mirë ishte ai angazhim i shumë kolegëve të përkushtuar, kur diskutonim për modernizimin e partive politike si parakusht për qeverisjen e vendit dhe kur theksonim se PS duhet të ishte partia që të inicionte këto procese në politikën shqiptarea
Pjesë e propozimeve ishte edhe aplikimi i modeleve më të mira të social-demokracisë europiane, ku partitë politike përpara zgjedhjeve parlamentare organizojnë kongreset elektorale ku prezantojnë programin dhe kandidatin për kryeministër, i cili zgjidhet me garë në kongreset paraelektorale, udhëheq zgjedhjet dhe bëhet kryeministër kur partia i fiton atoa Ky model e eliminonte këtë ngërç, për të cilin po diskutoheta
Zgjidhja e situatës së krijuar në PS, ku statuti është kushtetuta e saj, kërkon të mos spostohet, të mos zvarritet dhe aq më pak të “shtypet” çdo debata Për zgjidhjen që në thelb harmonizon më mirë detyrimet statutore me përgjegjësitë qeverisësea Zgjatja e periudhës pa zgjidhje, por me fishkëllima e bubullima i dëmton të gjithë, pavarësisht se pasojat ndjehen jo në të njëjtën kohë tek të gjithëa Në këtë analizë mbaj parasysh se sa shumë u kushtojnë partive politike dhe për pasojë qeverisjes së vendit, krizat e tyre te brendshmea Zgjidhja duhet të jetë e motivuar nga eliminimi i shkaqeve apo tejzgjatjes së kësaj situate, e cila nuk duhet thjeshtuar në një përballje individësh, por si një domosdoshmëri për përmirësime edhe statutore të mirëfunksionimit të PS-së”, tha Malaja
Source: Tema – Aktualitet