Policia ka vënë në pranga Xhelal Rrajën, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Ndaj tij, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
Rraja ndihmoi Durim Bamin për vrasjet në Lezhë dhe në Shkodër. Ai është vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Ai përmendet në përgjimet e dosjes Metamorfoza si përdorues i një telefoni SKY me pseudonimin H2. Xhelal Rraja akuzohet se ka marrë pjesë në organizimin e një atentati ndaj Arben Ndokës, së bashku me Durim Bamin dhe Indrit Doklen.
Së fundmi, Xhelal Rraja u përfshi në rrahjen masive që ndodhi në Thumanë ndaj dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, ngjarje pas së cilës vëllai i tij deputet dha dorëheqjen. Xhelal Rraja u shpall në kërkim atëherë nga policia po nuk u arrestua asnjëherë.
Policia e Shtetit
Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr.
Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
The post Arrestohet Xhelal Rraja, ndihmoi Durim Bamin për vrasjet në Lezhë appeared first on Lapsi.al.