Shtetet kanë arritur marrëveshje historike për të mbrojtur oqeanet e botës pas dhjetë vjetësh negociataa
Traktati për detin e hapur vendos që deri në vitin 2030, 30 për qind e deteve të jenë në zona të mbrojtura, me synimin për të mbrojtur dhe për të rikuperuar natyrën detarea
Marrëveshja u arrit në mbrëmjen e së shtunës, pas 38 orësh bisedime në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jorka
Negociatat për këtë traktat janë bllokuar për vite të tëra për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me financimin dhe të drejtat e peshkimita
Marrëveshja e fundit ndërkombëtare për mbrojtjen e oqeaneve ishte nënshkruar më 1982a Ajo marrëveshje krijoi zonat e quajtura dete të hapura – ujëra ndërkombëtare ku të gjitha shtetet kanë të drejtë të peshkojnë, të transportojnë dhe të bëjnë kërkime – por, vetëm 1a2 për qind e këtyre ujërave janë të mbrojturaa
Jeta detare jashtë këtyre zonave të mbrojtura ka qenë në rrezik nga ndryshimet klimatike, peshkimi i pakontrolluar dhe trafiku i anijevea
Sipas vlerësimeve të fundit lidhur me speciet detare është gjetur se 10 për qind e tyre janë në rrezik të zhdukena
Në zonat e reja të mbrojtura, sipas traktatit të ri, do të ketë kufizime sa i përket peshkimit, rrugëve të kalimit të anijeve dhe aktiviteteve eksploruese, sikurse nxjerrja e mineraleve nga shtrati i detit që gjendet 200 metra apo më poshtë sesa nga sipërfaqja e ujita
Grupet mjedisore kanë shprehur shqetësim se nxjerrja e mineraleve mund të ndikojë në riprodhimin e gjitarëve detarë, të shkaktojë ndotje dhe të jetë e rrezikshme për jetën detarea /REL/
The post Arrihet marrëveshja për mbrojtjen e oqeaneve appeared first on Albeuacoma