Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Qeverinë si të lidhur me rrjetin kriminal të narko-trafikantëve, ndërsa theksoi se bllokimi i avionit të drogës në Divjakë, nxori në pah të vërtetën, përkundër tentativës së qeverisë për të pastruar skenën e krimit dhe fshehur provata
Në konferencën për mediat, kreu demokrat u shpreh se bashkë me avionin e drogës ka rënë edhe qeveria e mashtrimita Basha akuzoi Qeverinë se tentoi të fshihte ngjarjen duke terrorizuar dëshmitarët okularë, duke mos lejuar për më shumë se dy orë mediat të filmonin dhe duke pastruar vendin e krimita
“Terrorizuan për të mbyllur gojën me dhjetëra dëshmitarë okularë, por e vërteta e trafikut të drogës iu plasi mbi kokë politikanëve, narkotrafikantëve të krimit të organizuar”, tha Bashaa
Në vijim ai theksoi se “zullumi këputet kur trashet dhe ky ishte trashur e po trashej kaq shumë sa që sot u këput”a
Sipas tij, ” me gjithë përpjekjet e mëdha të kartelit të drogës, ministrit të Brendshëm dhe shefit të tij Edi Rama për pastrimin maksimal të skenës së krimit në Divjakë, duke penguar me dhunë për më shumë se 2 orë praninë e mediave në vendgjarje, duke larguar dhe fshehur me sa mundën ngarkesat dhe paratë e drogës nga vendi i ngjarjes, duke qepur shkel e shko deklarata plot kundërthënie dhe vetëdikretituese sikur avioni që ra nuk kishte të bënte me drogën e tyre dhe paratë e tyre, prapëseprapë e vërteta e trafikut të lëndëve narkotikëve me avionë në territorin dhe hapësirën ajrore Shqipërisë, sot u plasi mbi kokë qeveritarëve, zyrtarëve dhe narkotrafikantëve të bashkuar në bandën më të rrezikshme të krimit të organizuar që Shqipëria ka njohur në 23 vite demokraci”a
“Publikut shqiptar i dhanë provën e madhe të pushtimit me leje të hapësirës ajrorea U vërtetuan akuzat e opozitës dhe so janë shembur kufijtë e narkotrafikantëve dhe Qeverisëa Qeveria është bërë një me narkotrafikantët”, akuzoi Bashaa
Source: Tema – Aktualitet