Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Qeverinë për kapjen e institucioneve të pavarura dhe goditjen e sistemit kushtetues të kontrollit dhe balancimit të pushteteve, si në rastin e ndryshimeve të paligjshme të ligjit për ILDKP-në, edhe në rastin më të fundit të ndërprerjes së paligjshme të mandatit të kryetarit të AMA-sa Gjatë takimit të zhvilluar me Drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian Jean-Eric Paquet, Basha tha se nuk ka asnjë reflektim pozitiv nga mazhoranca për kërkesat e opozitës për transparencë dhe kontroll parlamentar të ekzekutivita Në vijim kreu demokrat shtoi se Qeveria vazhdon të veprojë në shkelje të ligjit dhe të vendimeve të gjykatave si në rastin e largimeve të paligjshme nga puna ashtu edhe në shkatërrimin e pronave të qytetarëve shqiptarë dhe shkelje të tjera të të drejtave ligjore e kushtetuese të tyrea
“Situata e rendit dhe shumëfishimi i sasisë së drogës tranzit apo të prodhuar në Shqipëri, drejt Italisë dhe Greqisë, është shumë shqetësuese për opozitën”, tha Bashaa
Ai u shpreh se ky lloj përkeqësimi i treguesve të rendit, vjen si pasojë e paligjshmërisë në shkarkimin e profesionistëve dhe në emërimin e personave me histori të dyshimtë për lidhjet e tyre me grupet kriminale apo me një të kaluar kriminale si në polici ashtu edhe në poste të tjera drejtuese të administratës publikea
Basha e njohu gjithashtu zyrtarin e lartë të Komisionit Europian me shqetësimin e opozitës për rënien e mbledhjes së të ardhurave në krahasim me parashikimet e vetë qeverisë, dhe rritjen e indikatorëve për korrupsion, duke sjellë si shembull tenderimin me prokurorim të drejtpërdrejtë në 90% të rasteve të evidentuara nga opozitaa
Në fund të takimit, pas panoramës që i bëri situatës në vend, Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të opozitës për marrjen e statusit të vendit kandidat bazuar në rekomandimet pozitive të Komisionit Europian dhe plotësimin e kritereve të vendosuraa Gjithashtu ai shprehu vendosmërinë e opozitës për angazhimin e saj së bashku me të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë në mbrojtje të standardeve europiane të demokracisë dhe shtetit ligjora
Source: Tema – Aktualitet