Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se vendi sot ndodhet në emergjencë dhe për këtë është e nevojshme ngritja sa më shpejtë të Komisionit Hetimor Parlamentar për trafikun drogësa “Sot është emergjencë ngritja dhe fillimi menjëherë nga puna i Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e trafikut të drogës”, tha Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-sëa Në vijim ai theksoi se indicie të reja po raportohen nga burime zyrtare të brendshme, nga partnerët tanë që punojnë bashkë me shqiptarët për rendin, sigurinë dhe demokracinë në këtë pjesë të rajonit, të gjitha këto të mbështetura edhe me dëshmi të reja okulare të dhjetëra e qindra qytetarëve shqiptarë që po dëshmojnë me kurajo, përkundër kërcënimeve, për rrugët e transportit të drogës drejt pikave të grumbullimit, për kamionët, gomonet dhe avionët e drogësa
“Debatet e fundit për drogën treguan se nuk është e vërtetë se ne kemi para ëndrra por ne kemi parë faktea Por kurrë nuk ka ndodhur si tani që Adriatiku të shndërrohet në autostradë të drogës me bazë Shqipërinë, siç kanë pohuar autoritete dhe media të njohura italianea Kurrë nuk ka ndodhur të plasë droga sheshit, në tokë, në det dhe në ajër, si në qeverisjen Rama-Metaa Kurrë nuk ka ndodhur që vendi të shfaqet në radarët e partnerëve tanë si një kartel i drogës me kufij fluidë, ku nuk dallohet ku mbaron karteli e ku fillon qeverisja, apo anasjelltas”, u shpreh Bashaa
Sipas tij, problemi më i madh është lidhja e politikës me trafikantëta “Ky cak, ky kufi është siguria e vendit për sot dhe për nesëra Problemi i trafikut të lëndëve narkotike me suport politik apo me symbyllje politike është problemi më madhor i këtij momenti, nga zgjidhja e të cilit varet drejtpërsëdrejti a do të sundojë ligji i demokracisë apo ligji i xhunglës, a do të kemi sot dhe nesër një qeveri të dalë nga vota e popullit, për popullin dhe prej popullit, apo një qeveri të krimit, prej krimit dhe për krimin”, vijoi Bashaa
Sipas tij, beteja këmbëngulëse e opozitës për të vërtetën e trafikut të drogës ka tronditur botën e errët të narkotrafikut dhe narkotrafikantëve, por nga ana tjetër ka shërbyer edhe për një zgjim të fuqishëm të ndërgjegjes qytetare të njerëzve të thjeshtë, të zyrtarëve dhe punonjësve të ndershëm të shtetit dhe policisë, që nuk mund të pranojnë e pajtohen kurrë me shndërrimin e vendit në një kartel të drogës, sepse ky do të ishte fundi i lirisë për të gjithë nea
“Duhet të jemi në këmbë, më të vendosur se kurrë, për luftuar e ndaluar kursin kriminal, antipopullor dhe antiperëndimor të kartelit të drogësa Duhet të jemi në këmbë, më të bashkuar se kurrë, për të siguruar e garantuar sundimin e ligjit e të demokracisë në vend të ligjit të xhunglës dhe parave të pistaa Duhet të jemi në këmbë, të bashkuar me njëri tjetrin dhe me partnerët tanë euroatlantikë për të mbrojtur e çuar përpara kursin e i të shekullit të shqiptarëve, kursin e lirisë, kursin e avancimit të çështjes kombëtare shqiptare, kursin e prezencës si anëtar në NATO, kursin e aspiratës për anëtarësim në BE”, tha aia
Në vijim të fjalës së tij, kreu demokrat theksoi se bashkë me përkeqësimin e treguesve të rendit, përkeqësohen çdo ditë edhe treguesit e ekonomisë dhe papunësisë në venda Sipas Bashës, shpunësimi dhe papunësia janë produkti i drejtpërdrejtë i keqqeverisjes Rama-Meta të taksave të larta, i mungesës totale të planeve, të ideve dhe zgjidhjeve për të lancuar politika efektive zhvillimi ekonomik dhe punësimia
“Janë aq cinikë, sa nuk begenisin t’u kërkojnë së paku ndjesë apo t’u japin ndonjë shpresë reale punësimi ushtrisë së madhe të papunëve, por guxojnë edhe të tallen me ta, duke çelur një panair të punësimit virtual, të punësimit teatral, të punësimit fallco, për shou, për propagandë, duke dubluar e fyer me këtë rast edhe zyrat shtetërore të punësimit, që në pikëpamje te seriozitetit janë më përpara se kryeministri dhe ministri i tij i punës propagandistike”, tha Bashaa
Gjithashtu ai e konsideroi si mashtrim edhe premtimin për legalizime falas, ndërsa paralajmëroi se kjo çështje do të jetë në fokusin e opozitës gjatë kësaj javea
“Ora e llogaridhënies për gënjeshtrat dhe mashtrimet po troketa E dinë edhe ata vetëa Ndaj kryeministri dhe ministrat kanë mbirë në ekrane dhe para kamerave çdo ditë për të shitur sa të jetë e mundur sapunin për djathëa Nuk qeverisin, por luajnëa Nuk qeverisin, por rreken të ndalin tik takun e orës së të vërtetës me shfaqje televizive dhe fjalime pa fillim dhe pa fund, në përpjekjen e tyre të mjerë për të fshirë me çdo kusht urtësinë e vjetër popullore “puna e mirë flet vetë”, dhe në mjerimin e tyre duan të imponojnë sloganin “propaganda është puna jonë””, theksoi Bashaa
Source: Tema – Aktualitet