Një vend të veçantë zunë në takimin me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle, batutat e depuetëve të opozitës, Arben Ristani dhe Eduard Halimi
Ristani ka qenë dhe personi që ka shkaktuar më shumë humor me raportimin e tija Ai në fillim falenderoi Fylen për predispozitën pozitive për statusin dhe theksoi se ishte i ngarkuar t’i raportonte për një ngjarje të rëndë që kishte ndodhur në Kuvendin e Shqipërisëa
“Një javë më parë, katër banditë me mandate deputeti, kapën në befasi një deputet të opozitës ndërsa dilte nga tualeti i Kuvendit, e shtrinë në tokë dhe filluan ta rrahin me kamxhikë…”a
Fyle u hutua tërësisht dhe iu lut ta përsëriste…
-Si ka ndodhur, i tha, e kanë rrahur banditë me kamzhikë…?
-Po, po, i tha Ristania Deputeti po dilte nga tualati dhe ata iu turrën me kamxhik në dorë, e shtrinë përtokë dhe e përgjakëna Kjo është një bandë e vërtetë zoti Fylea Po shyqyr që po marrim statusin dhe ne së bashku me ju, të ndihmojmë Shqipërinë të shpëtojë nga kjo bandë oligarki…
Fyle kërkoi përsëri t’i saktësonin përshkrimin e ngjarjes, por Ristani e përsëriti njësoja
Pas kësaj Fyle nuk foli mëa Pyeti diçka në vesh Majlindën, u sqarua dhe vazhdoi bisedëna
Pastaj e mori fjalën Halimi, i cili theksoi se ishte dakord me reformën në drejtësi, por atë duhet ta bënte Brukseli, jo qeveriaa
-Më vjen keq, i tha Fyle, po qeveria po nuk bëri këto punë, çfarë pune do bëjë?
-Po jo, i tha Halimi, se ata kanë shumicën dhe përdorin shumicën për reformëna
-Më fal, po kush ua ka fajin që jeni pakicë, i tha Fylea Mësohuni që keni dalë në opozitëa
-Nejse, ne dakord jemi, por duhet ta bëni ju, këmbëngulte Halimia
Pas debatit, mësohet se Strazimiri i ka telefonuar Ristanit dhe janë grindur ashpëra
-Po më përdorni, citohet të ketë thënëa Strazimiri në fakt ka deklaruar që “nuk ka burrë të më shtrijë në tokë”, dhe deklarata e Ristanit krijon problem për atë që ka ndodhur në të vërtetëa
Source: Tema – Aktualitet