Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FAsë, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zhvilloi një vizitë në Komandën e Brigadës Logjistike (BrL)a Gjeneral Bazo dhe ekipi që e shoqëronte është njohur nga afër me arritjet e BrL dhe njësive të vartësisë, si dhe me problematikën e hasur, për vetë faktin se BrL është strukturë që realizon një volum të madh punea
Bazo gjatë bashkëbisedimit me drejtues të shtabit dhe njësive të vartësisë së kësaj komande, ka vlerësuar maksimalisht përkushtimin e personelit të BrL në realizimin e detyrave, sado të vështira dhe të rrezikshme qofshin atoa
“Profesioni ynë është i vështirë,por njëkohësisht është shumë i rëndësishëm dhe patriotik e jo rrallë kërkon sakrifica madje edhe sublime, duke rrezikuar jetën për të bërë më të sigurt jetën dhe të ardhmen e bashkëqytetarëvea Ka vetëm një mënyrë për të qenë të suksesshëm në përmbushjen e misionit dhe ajo është marrja e përgjegjësive dhe ka vetëm një mënyrë për të qenë të respektuar, pasja dhe ruajtja e një integritet të lartë moral, i cili në fakt është “flamuri im i betejës”, theksoi Gjeneral Bazo
Gjeneral Bazo e shfrytëzoi vizitën edhe për të prezantuar Kolonel Fatmir Lokaj, si zv/komandat i BrL në vend të Kol Sylaja Duke vlerësuar punën e zv/komandantit në largim, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i uroi Kolonel Lokaj sukses në detyrën e re dhe kërkoi përkushtimin dhe profesionalizmin e tij dhe të gjithë personelit të BrL për t’i dhënë një impuls të ri punës dhe përmbushjen e misionit e detyrave të BrLa
Source: Tema – Aktualitet