Gary Lineker do të kthehet në BBC TV këtë fundjavë pa ndëshkim pasi bosët e BBC-së u tërhoqën dhe madje do t’i kërkojnë falje për heqjen e tij nga puna, pas postimit që bëri kundër planit që po përgatit qeveria britanike për emigrantët e paligjshëma
Drejtori i përgjithshëm Tim Davie ka ‘lëvizur gurët’ për të siguruar një marrëveshje me ish-futbollistin e kthyer në prezantues, 62 vjeç, në mënyrë që të mund të prezantojë FA Cup këtë fundjavëa
Kjo shënon një fitore të madhe për ish-kapitenin e Anglisë, yllin më të paguar të BBC-së me 1a35 milionë paund në vita Gjithashtu BBC është zotuar se do të rishikojë rregullat e vendosura për postimet e gazetarëve në rrjetet sociale, që janë konsideruar mjaft strikte e të politizuaraa
Lineker nuk moderoi si gjithmonë “Match of the day” fundjavën që lamë pas pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në ‘Twitter’ që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste, shkelte rregullat e paanësisëa
Korporata tha se Lineker ishte i pushuar do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për mënyrën e përdorimit të rrjeteve socialea
Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore ndaj njerëzve më të cënueshëm dhe të vënë në praktikë me një gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet ’30a Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komentea
Të gjithë prezantuesit, duke përfshirë ish-sulmuesit e Anglisë, Alan Shearer dhe Ian Ëright, refuzuan të shfaqeshin në ekranin e BBC duke u solidarizuar me Linekera
maba/dita
The post BBC rikthen Gary Lineker! Gjiganti britanik zotohet të rishikojë “rregullat strikte” appeared first on Gazeta Ditaa