Ndonëse kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është në burg për blerje votash, në këtë bashki vijon procesi i votimit.
Mësohet se pjesëmarrja deri më tani në këto votime është 12%.
Po ashtu, të shumtë kanë qenë dhe emigrantët që janë kthyer në Himarë për të votuar.
Raportohet se në Dhërmi, për të monitoruar nga afër procesin ka qenë dhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi. Ndërkohë ky proces po monitorohet dhe nga mediat greke.
j.l./ dita
The post Beleri në burg, emigrantët kthehen për të votuar, si paraqitet situata në Himarë appeared first on Gazeta Dita.