Belgjika qëndron “avokate” e kandidaturës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, përtej zgjedhjeve të së dielësa E pyetur për rrezikun e ndikimit të qëndrimit të Francës te shtetet e tjera anëtare, zëvendëskryeministrja socialiste Laurette Onkelinx, partia e së cilës pozicionohet mirë sipas sondazheve për të mbetur në qeverinë e re federale, beson se në Qershor të gjitha vendet anëtare do të arrijnë në konsensus për dhënien e statusit, pavarësisht faktit se disa shtete nuk janë ende të binduraa
“Unë e besoja Është e vërtetë që nuk është e lehtëa Belgjika është avokatja juaj, është avokate e komunitetit shqiptar dhe këtë e dëshmuam gjatë bisedimeve të fundita Siç e dimë, Franca dhe Holanda ngritën probleme, por nuk ka pse të mos ngulmohet, edhe kur hasen pengesaa Mendoj vërtet se vendet, që nuk janë bindur ende, do të dorëzohen përballë shumicës, që dëshiron anëtarësimin e Shqipërisë”, tha Laurette Onkelinx, zëvendëskryeministre belge, PSa
Onkelinx dha këtë koment në mbyllje të fushatës elektorale, ndërsa mbështeste kandidatin për deputet të Brukselit, Ahmet Gjanaj, i cili renditet i 24-ti mes socialistëve frankofon dhe sondazhi i fundit, që publikoi “la Capitale”, pretendon se ai mund të sigurojë më shumë vota nga belgët të dielën, se sa kryesuesi i listës partiakea
“E njoh Ahmet Gjanën prej shumë kohësha Nuk është hera e parë, që punoj me të, dhe e mbështesa Komuniteti shqiptar është i mirëpërfaqësuar në Belgjikëa Janë me dhjetra-mijra burra e gra të integruar më së miri këtu, e ne u detyrohemi, sepse ata janë pjesë e rritjes ekonomike të vendit tonë”, tha Laurette Onkelinxa
“Faktikisht, në vitin 2009 isha 160 vota larg mandatit, duke siguruar 2853 vota dhe; duke marrë parasysh se tani kam pak më shumë përvojë në menaxhimin e fushatës, më shumë kontakte, por edhe komuniteti shqiptar është rritur disi; mendoj se kam të gjitha gjasat, që të marr mandatin e deputetit në Bruksela Zakonisht, partitë këtu nuk bëjnë mitingje nëpër rrugë, nëpër sheshe, por në ambiente të mbyllura dhe ky është aktiviteti përmbyllës, ku nuk merr dikush fjalën për të ngritur zërin dhe për të motivuar personata Synimi është, që të kalojmë një moment të bukur e të qetë së bashku, dhe gjithçka është bërë në mënyrë krejtësisht vullnetare, këtu nuk ka harxhime të shumta marramendësea Të gjithë paguajnë për ato që hanë dhe për ato që pijnëa Ne si kandidatë kemi të drejtë të harxhojmë vetëm nga 3 mijë euro për fushatën tonë”, tha Ahmet Gjanaj, kandidat i PS Bruksela
Kjo është hera e parë, që në Belgjikë organizohen njëkohësisht zgjedhjet rajonale, federale dhe europianea Rajoni i Brukselit përmbledh 19 komuna dhe nevojiten mbi 3 mijë vota për t’u zgjedhur deputeta Votat e komunitetit shqiptar rrezikojnë përsëri përçajen, pasi, nga e djathta, Elona Zhana garon për herë të parë me CDH, ndërsa prezantohet sërish me Federatën e Frankofonëve Burim Demiri, i riu nga Kumanova, që siguroi 690 vota në zgjedhjet e 2012a/TCH
Source: Tema – Aktualitet