Partia Socialiste fitoi Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet lokale të 14 majit, edhe pse qyteti është cilësuar tradicionalisht si një bastion i demokratëvea
Benet Beci mori mbi 60% të votave, kundrejt rreth 39% të Bardh Spahisë, i cili ishte kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiak aktuala
Mirëpo gara për këshillin e qytetit ka shkuar ndryshe dhe duket se PS do duhet të bëjë “aleancë” me forca të tretaa
Socialistët kanë marrë 18 manate në këshilll, teksa “Bashkë Fitojmë” ka marrë 13a
Megjithatë surpriza ka qenë rezultati i Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, me 12 vende në këshilla
5 vende i ka marrë Partia Demokratike zyrtare, 1 ka shkuar për Partinë Lëvizja e Legalitetit, një tjetër për Aleancën Liberale të Djathtë e po ashtu një për Frymën e re Demokratikea
Kujtojmë që socialdemokratët e Tom Doshit kanë siguruar deri tani rreth 90 mandate nëpër këshilla në gjithë vendin, duke u bërë forcë e parë disa bashkia
Mbetet për t’u parë tashmë nëse partitë me më shumë vende apo partitë më të vogla do t’i shtrijnë dorën njëra-tjetrës për të siguruar shumicëna
The post Benet Beci fitoi bashkinë, por komandën në Shkodër e ka Tom Doshi appeared first on Albeuacoma