Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, lëshoi edhe një mesazh për Edi Ramën. ‘Krijo qeverinë teknike, Edi Rama mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.
Berisha: Kam dhe një fjalë të fundit për autorin kryesor të këtij grushti shteti që iu bë opozitës shqiptare.
Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!
Se vetë Zoti e ka thënë, që të kthehem unë, pastroni shtëpinë.
Ne do pastrojmë shtëpinë tonë me ndihmën e Zotit, besimin e pakthyeshëm në vlerat dhe parimet tona!
Krijo qeverinë teknike se mosbindja civile është gati në radhë.
Këta burra e gra, djem dhe vajza do kenë liderin e tyre me vete.
Këto shqiptarë duan përgjigje nga ty!
Sepse piramida jote e mashtrimit sot u shkërmoq përfundimisht.
Do përgjigjesh si puçist për grushtin e shtetit që bëre kundër opozitës!
Do përgjigjesh për një vit që e ke lënë ata me kryetar të izoluar.
Do përgjigjesh për atentatin që organizove kundër tij me qëllim që ta heshtje.
Do përgjigjesh për 2 vite që grabite flamurin e PD.
Prandaj ke vetëm një rrugë. Qeverinë teknike!
Dhe të shkojmë në zgjedhje të lira.
Pse ke frikë nga vota e shqiptarëve? Pse ke frikë Edi Rama?
Për të mbyllur, i them çdo shqiptari. Sot ishte një fitore, por kemi akoma shumë punë për të triumfuar.
Ftoj të na bashkohen që të gjithë.
Rininë, pensionistët, opozitarët e rinj dhe ata të vjetrit. Shqiptarët pa parti. Biznesmenët. Nënat, baballarët, vëllezërit dhe motrat. Socialistët. Por edhe ata punonjës të administratës policë, ushtarake, që janë të ndershëm dhe bëjnë punën e tyre ne përputhje me ligjin çdo ditë.
Boll keni vuajtur ju dhe Shqipëria prej Edi Ramës. Boll ka qenë Shqipëria peng i aleancës së qelbësirave. Peng i krimit. Peng i Rilindjes.
Shqipërinë do ta shpëtojmë bashkë!
Bashkohuni në mosbindje civile, në betejën finale ndaj së keqes! Se bashku triumfojmë mbi çdo armik, firmosim çdo fitore!
Është radha jonë!
O sot, o kurrë!
Fitore, fitore, fitore!
The post Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd! appeared first on Gazeta Standard Online.