Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në konferencë për mediat për të folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Berisha iu bëri thirrje mbështetësve të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht, të drejtën e lirë të votës së shqiptarëve. Ai theksoi se PD ka në disponim me qindra fakte, dokumente me të cilat Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
Berisha: Të gjitha këto janë dy konkluzione kryesore.
E para, Edi Rama është një armik i egër, i përbetuar i votës së shqiptarëve.
E dyta, janë një apel, një kushtrim për mbarë popullin opozitar, për çdo shqiptar që beson se shteti ligjor, se barazia para ligjit, se të gjitha liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarit, funksionojnë vetëm në rast se shoqëria voton e lirë.
Të gjithë ata që shohin vendin e tyre të shkretohet me shpejtësi, të gjithë ata që të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore, po bëjnë valixhet të ikin nga Shqipëria, janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht të drejtën e votës, të drejtën e lirë të votës shqiptare.
PD ka në diskonim me qindra fakte, dokumente, me të cilat Edi Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
Ka me dhjetëra padi në organet të cilat janë kryekëput vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport shumë serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjeve në Shqipëri dhe kancelarive të vendeve mike për të faktuar në mënyrë të pakundërshtuar dhunimin masiv të të drejtës dhe rezultatit të këtyre zgjedhjeve.
Ajo çka ne qëndrojmë plotësisht, se në një seri bashkish, kandidatët që fituan janë kandidatë të botës së krimit, drogë dhe votëblerjes.
Numërimet janë një pazar i turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minutë.
Pra, kësaj shëmtie elektorale, opozita me besimin më të madh do i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme.
Ne nuk heqim dorë nga zotimi solemn që shqiptarët të votojnë të lirë.
The post Berisha: Ne nuk heqim dorë ! Kësaj shëmtie elektorale, opozita me besimin më të madh do i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme ! appeared first on Gazeta Standard Online.