Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit Bujar Nishani, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin për ILDKP-nëa Në këtë mënyrë, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP do të propozohet nga Kuvendi dhe do të zgjidhet po prej tij, ashtu sikundër përcaktohet në draftin e ri të miratuar nga Kuvendi, por jo të dekretuar nga Presidentia
Mbledhja e Komisionit ka prodhuar përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të mazhorancësa
Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po synon të kapë shtetin, ndërsa theksoi se ILDKPI ka si mision kontrollin e pasurive të zyrtarëve në mënyrë transparente dhe të pavarura
Përkundër deklaratave të Bylykbashit ka reaguar deputeti socialist Bashkim Fino, i cili i ka konsideruar si provokime ndaj mazhorancës qëndrimet e shfaquraa
Ndërsa deputeti i LSI-së Spartak Braho ka vijuar me qëndrimin e tij paralajmërues ndaj Presidentit, kur tha se Kreu i Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendia
Deklarata e Brahos është në vijim të asaj të bërë në mbledhjen e shkuar tëKomisionit të Ligjeve kur ligjvënësi i LSI kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Nishanit nga posti i Presidentita Braho e cilësoi rikthimin e ligjit për shqyrtim në Kuvend si të pamotivuar, ndërsa shtoi se Kreu i Shtetit mund ti drejtohej Gjykatës Kushtetuesea
“Presidenti në relacionin shoqërues pranon se nuk ka kompetencëa Cfarë kërkon kompetencë ekstra?! Presidenti e di shumë mirë që edhe ai vetë zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisëa I bëj thirrje Presidentit të dalë nga handikapi ku ka futur Gjykatën e Lartëa Ka më shumë se 5-6 muaj që Presidenti duhej të sillte dhe të mbështeste vendet vakante në Gjykatën e Lartë, kjo është shkelje e rëndë e ligjita Nuk merremi me edukimin ligjor të Presidentit, kam respekt personal por ka marrë një drejtim e të rishikojë drejtimin e tija Meqë bëhet fjalë për intepretim të Kushtetutës le të ankohet në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Brahoa
Deputetja socialiste Vasilika Hysi i ka cilësuar të pajustifikueshme pretendimet e Presidentita
Sipas saj, “Presidenti nuk ka kompetenca jashtë funksionit kushtetuesa Neni 94 ndalon Presidentin të ketë kompetenca të tjera Neni 94, kusht ndalues dhe përjashtues”a
Hysi tha se Kuvendi mund të ndryshojë zgjedhjen e kreut të ILDKP, pasi gëzon autonomi për vendimet kushtetuesea
“Tek zgjedhja e kreut të ILDKP kriter është profesionalizimia Zgjedhja në rastin e kreut të ILDKP nuk është politike ndaj duhet të votojmë kundër dekretit të PresidentitaCfarë duhet të themi ne që Presidenti është i politizuar meqë zgjidhet nga Kuvendi?, tha Hysi duke hequr paralele mes zgjedhjes së Presidentit, e cila është e njëjtë me atë që propozohet për kreun e ILDKP-së, pra nga Kuvendi”a
Pas debateve dhe qëndrimit të mazhorancës për të rrëzuar dekretin e Kreut të Shtetit që kërkonte rishqyrtimin e ligjit, deputetët e PD-së u larguan nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe mazhoranca e rrëzoi dekretin e Presidentita
Ndërkohë Kreu i Shtetit në një reagim të tij theksoi “kam tagrin tim Kushtetues, qëndrimi i Kuvendit është qëndrim sovran i tij dhe çdo konflikt mes institucioneve do të zgjidhet përmes rrugëve të përcaktuara nga Kushtetuta për zgjidhjen e konflikteve të tilla”a
Në relacionin shoqërues të dekretit, i publikuar më 16 maj, Presidenti shpjegon arësyet e kthimit të këtij ligji, i cili sipas Kreut të Shtetit sjell cenon kompetencat e Presidentit dhe balancimin e pushtetevea
Source: Tema – Aktualitet