Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u shpreh se vendimi i djeshëm i gjykatës së Posacme të Apelit për të lënë në burg Ilir Metën është i sponsorizuar nga qeveria.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithëm, z.Tedi Blushi
Në funksion të transparencës, ndjejmë detyrimin të sqarojmë para të gjithë shqiptarëve të gjitha argumentat e pakundërshtueshme pse hetimi i paligjshëm, rrëmbimi kriminal dhe izolimi politik me masë ekstreme i Presidentit të Partisë së Lirisë, partisë së dytë opozitare në vend dhe partisë së tretë prej 20 vitesh, Z. Ilir Meta është kryekëput një proces i neveritshëm politik, tërësisht i papranueshëm dhe totalisht mafioz, i pabazuar në ligj, në shkelje flagrante të Kushtetutës, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, krejtësisht i pambështetur në asnjë dokument, në asnjë fakt penal dhe në asnjë provë, në dhunim brutal dhe të plotë të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të një procesi të rregullt ligjor.Është tanimë e qartë, si drita e diellit se drejtësia e sorosifikuar, nën diktatin e Edi Ramës dhe thundrën e mafias ndërkombëtare, po shërben sot si vrasës me pagesë për llogari të tyre për të asgjësuar opozitën e vërtetë, pluralizimin dhe demokracinë, në funksion vetëm të axhendave mafioze personale, politike dhe elektorale të Kryeministrit, duke e shndërruar sot Shqipërinë ndër të paktat vende në botë me të burgosur politikë.
Është e qartë se edhe vendim i djeshëm i Gjykatës të Posaçme të Sorosifikuar të Apelit, afërmend për të lënë në arrest me burg siç e diktoi SPAK-u, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i sponsorizuar nga Qeveria dhe McGonigalët sorosianë, si dhe vijim i hetimit skandaloz ndaj tij, të nisur në kulmin e përplasjes me Kryeministrin Rama për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese, të bazuar vetëm në mashtrime, manipulime dhe njëanshmëri ekstreme, që u konkludua me rrëmbimin banditesk, siç e panë të gjithë shqiptarët, nga banditë me maska, të armatosur rëndë dhe të pa identifikuar.
Dosja e fëlliqur dhe e sponsorizuar nga armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar kundër Presidentit Meta, që nuk ka asnjë fakt penal dhe asnjë provë ndaj tij, vërteton botërisht se drejtësia e sorosifikuar nuk funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe të së drejtës, por mbi bazën e urrejtjes, hakmarrjes primitive, urdhrave politikë dhe metodave policeske të një shteti diktatorial.
Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, të kundërshtimit të hapur “Ballkanit të Shqepur”, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Drejtësisë së sorosifikuar nga koka tek këmbët.
Ndaj desorosifikimi i drejtësisë, që ka prodhuar prokurorë e gjyqtarë, vetëm vegla qorre dhe mercenarë politikë si Dumanë e Dvoranë, është sot një emergjencë kombëtare ndaj dhe Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë për t’i prirë me çdo çmim dhe sakrificë betejës për çlirimin e vendit dhe të shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.
Asnjë vendim gjykate, asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit dhe asnjë fuqi tjetër nuk e ndal dot betejën e vendosur të qindra mijëra anëtarëve tanë, brenda dhe jashtë vendit, për çmontimin e Narkoshtetit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.
The post Blushi: Vendimi i Apelit për të lënë në burg Ilir Metën, i sponzorizuar nga qeveria appeared first on Gazeta Standard Online.