Investimet private edhe gjatë vivit 2014 mbeten të ulta, për shkak se edhe niveli i kreditimeve është i tillëa Sipas raporti të fundit të Bankës së Shqipërisë, tremujori i parë i këtij viti karakterizohet me një nivel kreditimi të ulëta Kredia totale për biznesin në fund të Marsit ishte 391 miliardë lekë, 3 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit 2013a Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, totali i kredisë është akoma më i ulët, me 12 miliardë lekë më paka Sektorët më të kredituar në vitet e fundit, si tregtia, ndërtimi dhe hoteleri-turizmi paraqiten të gjitha në rëniea Huadhënia është e ulët për sektorët që japin ndikim në ekonomia Kredia për tregtinë është tkurrur me 5 miliardë lekë, duke zbritur pranë vlerës së 133 miliardë lekëve, ndërsa kredia për ndërtimin ka rënë me pothuajse 10 miliardë lekë, për një vlerë totale prej 53 miliardë lekësha Në një mjedis ekonomik pesimist, bankat nuk kanë arritur të gjejnë sektorë alternativë për të financuara
Përsa i përket sektorëve prodhues kanë një rritje të lehtë për sa i përket financimit nga bankat e nivelit të dytëa Sektorët kryesorë prodhues si bujqësia apo industria përpunuese kanë regjistruar një rritje, por në përmasa të papërfillshmea Kredia për industrinë përpunuese arriti në 57 miliardë, 1 miliardë lekë më shumë krahasuar me një vit më parëa Ndërsa kredia për bujqësinë vazhdon të ketë përmasa të papërfillshme, me rreth 6 miliardë lekë, megjithëse është në rritje me 500 milionë lekë krahasuar me vitin e kaluara
Kredia për sipërmarrjen përbën mbi 66% të totalit dhe si e tillë ngelet përcaktuese në prirjet e financimit të ekonomisëa As 3 muajt e parë të këtij viti nuk sollën zhvillime të rëndësishme pozitivea Biznesi dhe bankat po qëndrojnë në pozicione të kujdesshme, në pritje të ditëve më të miraa
Gjithashtu raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë vë në dukje se treguesi që mat luhajten e cmimit të banesave ka rënë mbi 10% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluara Krahasuar me një vit më parë ulja është 1a8%a Rënia e çmimeve vërehet prej dy vitesh tashmë, fenomen që Banka e Shqipërisë e shpjegon me kërkesën e ulët në trega Sipas ndërtuesve, stoku i banesave të pashitura i kalon 20 mijë në gjithë vendina Në raportin e saj, Banka e Shqipërisë vëren se çmimi i banesave është rritur 13% në tre muajt e fundita
Source: Tema – Aktualitet