Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se objektivi i Qeverisë është rikthimi i rritjes ekonomikea Në konferencën “Përballja e ekonomive: Shqipëri dhe Itali”, të zhvilluar në Tiranë, Cani tha se objektivat e Qeverisë janë rikthimi i rritjes ekonomike, rritja e qëndrueshme e ekonomisë nëpërmjet shtimit të kapitalit në ekonomi, rritja e produktivitetit dhe riaktivizimi me efiçencë i avantazheve natyrorea
“Do të lehtësojmë procedurat për biznesin”, tha Cani, duke shtuar se “deri tani janë injektuar në ekonomi 1a1 miliardë lekë, në formën e investimeve publike dhe përmes shlyerjes së detyrimeve të prapambetura”a
Sipas tij, borxhi publik llogaritet në nivelin 72a1 % e Prodhimit të Brendshëm Brutoa
“Çështjet që duhet të zgjidhen urgjent janë energjia dhe sigurimet shoqërore”, tha Cani, duke shtuar se pa u zgjidhur problemi i kompanisë CEZ Shqpërndarje, nuk fillon reforma në energjia
Ministri Cani po ashtu bëri të ditur se, deri tani janë shlyer 240 milionë dollarë biznesit si detyrime të prapamabeturaa Sipas tij, deri në fund të vitit synojme të shlyejmë 500 milionë dollarë borxh ndaj biznesit
Source: Tema – Aktualitet