Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Njëqind njerëz do i jepnin 653 përgjigje të ndryshme pyetjes se ç’ndodhi me zgjedhjet e fundit lokale në Shqipëria
Disa mund të përmbajnë të vërteta të pjesshmea Të tjera u afrohen të vërtetave të tilla pa mundur të bëhen pjesërisht të vërtetaa Një pjesë shprehin deluzione apo mentalitete gjerëzisht të përhapura, të ushqyera nga folklori politik i këtyre tri dekadave të fundit–një kulturë politike e krijuar si një konstruksion idesh, pikëpamjesh apo besimesh konvencionale protoideologjike, që pasqyrojne realitetin politik e shoqëror të vendit në një mënyrë iluzorea
Në fakt, iluzionet janë një kurth në të cilin mund të bjerë kushdo nga ne, prandaj unë përpiqem këtu t’i rezistoj prirjes për të dhënë shpjegime teorike, edhe pse shpjegimet që kam për këto zgjedhje nuk mund të mos jenë sociologjikea
Pa synuar aspak të bëj një analizë të thelluar, unë mendoj se:
Këto zgjedhje dëshmuan krijimin e një realiteti politik të ri në Shqipëri, me çka kuptoj edhe një ndryshim të rëndësishëm në mentalitetin dhe sjelljen elektorale të qytetarëvea
Këto zgjedhje dëshmuan se pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk rreken më pas thirrjeve dhe premtimeve të përsëritura të partive opozitare “për ndryshim”, për i shohin ndryshimet e realizuara dhe i mbështesin atoa
Këto zgjedhje dëshmuan se përparimet në adresimin e problemeve lokale të popullsisë janë më të rëndësishme se sa ideologjitë dhe sloganet politike apo premtimet elektoralea
Këto zgjedhje dëshmuan se pjesa dërrmuese e votuesve shqiptarëve besojnë se politika e ndjekur dhe qeverisja e vendit nga Partia Socialiste në këto vite‐-në nivel lokal dhe kombëtar‐-janë një alternativë më e mirë dhe më premtuese se sa politika dhe qeverisja e vjetër nga partitë që sot janë në opozitëa
Votat për kandidatët e përfaqësuesve të PS-në këto zgjedhje ishin, pa dyshim, një afirmim i mbështetjes së gjerë që kjo parti ka në pjesën më të madhe të popullsisë nga veriu në jug të vendit, por ato ishin edhe më shumë një JO e fortë ndaj politikës së vjetër konfliktuale dhe pa viziona
Këto zgjedhje dëshmuan qartë se, nga sot e tutje, shumica e shqiptarëve nuk duan më as t’i shohin me sy, as t’i kenë nëpër këmbë homo sapiensët arkaikë e të fosilizuar të politikës shqiptare–Berishën, Metën, Mediun, Dulen dhe të ngjashmit e tyrea Ata do të kontaminonin sot edhe mjediset e një muzeu antropologjik e jo mē mjedisin politik të këtij vendi të vogëla
Këto zgjedhje dëshmuan se e sotmja është një kohë kur drejtuesit socialistë të qeverisë qendrore dhe ata të organeve të pushtetit vendor kërkohet që fitoren në këto zgjedhje jo thjesht të festojnë si provë të epërsisë së tyre ndaj kundërshtarëve më të dobët, por ta vlerësojnë si një përgjegjësi, barrën e së cilës do të duhet ta ndiejnë të rëndë çdo ditë mbi supet e tyrea
Fitorja në zgjedhje është një ngjarje e një dite të vetme, por ajo kërkohet të prodhojë punë të suksesshme dhe ngjarje të mira për qytetarët për vite me radhëa
Urime dhe suksese të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur në organet e pushtetit vendor më 14 maj!
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nra 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”a Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016a
The post Ç’dëshmuan këto zgjedhje? Jashtë homo sapiensët arkaikë të politikës! appeared first on Gazeta Ditaa