Qëndrimi i fundit i shprehur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar se paqëndrueshmëria e sektorit energjitik mund të rrezikojë buxhetin dhe treguesit makro-ekonomikë e ka rikthyer vëmendjen kryesore tek ky sektor dhe nevoja për ndërhyrjea
Pavarësisht krijimit te Task Forcës dhe ndërhyrjet e tjera ligjore në drejtim të përmirësimit të treguesve, rezultateve të para në rritjen e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve, masat e ndërmarra duken të pamjaftueshme për të eleminuar rrezikun që i kanoset financave publikea
Sektori energjitik gjendet përballë një situate të paqëndrueshme financiare dhe përtej masave të marra kërkon një ndërhyrje më thelbësore dhe të drejtpërdrejtëa Pas heqjes së liçencës së CEZ-it, statusi ligjor i kompanisë së shpërndarjes mbetet ende i pazgjidhura
Që prej nisjes së konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe palës çeke, mungojnë investimet në rrjetin e shpërndarjes me përjashtim të mirëmbajtjeve të rrjetita
Qeveria shqiptare është duke zhvilluar prej muajsh një negociatë me çekët e CEZ për të zgjidhur me mirëkuptim konfliktin ligjor, ndërsa burime konfidenciale thonë se pala çeke ka kërkuar një shumë të konsiderueshme, që shkon mbi 200 milionë euroa
Të njëjtat burime thonë se insistimi i palës çeke për këtë shifër duket të jetë inkurajuar nga fakti se pozitat e shtetit shqiptar janë dobësuar ndjeshëm për shkak se, që nga heqja e liçencës fillimvitin 2013 e deri në shtator pas zgjedhjeve parlamentare, nga qeveria shqiptare nuk u bë asgjë në drejtim të vlerësimit të aseteve dhe as shpronësimit, ndërsa çekët avancuan duke e depozituar të parët padinë në arbitrazha
Pamundësia financiare, ashtu sikurse refuzimi kategorik i palës shqiptare për shuma të tilla po shtojnë shanset e dështimit të negociatave dhe vazhdimit të arbitrazhita
Por, në këtë situatë të paqartë, kur pritet edhe miratimi i një kredie nga Banka Botërore prej 150 milionë dollarësh për rimëkëmbjen e sektorit energjitik, duket se po bëhet e domosdoshme zgjidhja sa më e shpejtë e statusit ligjor të CEZ-it për t’i hapur më tej rrugën investimeve nga Banka Botërore, qeveria dhe donatorë të tjerë, me synim garantimin e stabilitetit dhe likuiditetin e sektorita/TCH
Source: Tema – Aktualitet